Blog

Japonia prodhon medaljet e Lojërave Olimpike nga 80 mijë ton pajisje elektronike të ricikluara

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 25 Korrik 2019
0
Nga afro 80 mijë tonë pjesë elektronike të ricikluara, vetëm 32 kilogram ar, 3,500 kilogram argjend dhe 2,200 kilogram bronz janë nxjerrë. Japonia prodhon medaljet e Lojërave Olimpike nga 80 mijë ton pajisje elektronike të ricikluara

Lojërat Olimpike të Tokios nuk fillojnë edhe për një vit tjetër por Japonia nuk ka humbur kohë në përgatitjen e medaljeve.

Tokio 2020 do të prodhojë medaljet e arit, argjendit dhe bronzin nga 78,985 tonë pjesë elektronike të ricikluara përfshirë 6,21 milionë telefonë.

Këto pajisje si duket kanë çdo gjë që nevojitet për prodhimin e medaljeve. Nga afro 80 mijë tonë pjesë elektronike të ricikluara, vetëm 32 kilogram ar, 3,500 kilogram argjend dhe 2,200 kilogram bronz janë nxjerrë.

Projekti 2020 Tokyo Medal, filloi grumbullimin e pjesëve elektronike mes Prillit 2017 deri në Mars 2019. Në dy vite projekti grumbulloi mjaftueshëm metale sa për 5,000 medalje olimpike. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Japoni, gati prova e parë e ashensorit të hapësirës

Lajmet e fundit>