Lajmet

Java planifikon lançime në mënyrë periodike

Publikuar , 22 Janar 2013
0
Java planifikon lançime në mënyrë periodike

Duke filluar me Java 8, që do të lançohet në shtator, skuadra zhvilluese prapa gjuhës së programimit më të përdorur në botë po planifikon të lançojë në mënyrë periodike versione të reja të gjuhës çdo dy vjet.

Ideja është të rritet shpejtësia e lançimeve të reja, shprehet Steve Harris, një nga anëtarët e bordit të JCP (Java Community Process), njëkohësisht zëvendës president i lartë në produktet për ofruesin Java PaaS (platform-as-a-service) CloudBees.

Duke filluar me Java 8, versionet e reja të Java SE (Standard Edition), dhe JDK (Java Development Kit), nuk do të ndikohen më tepër nga faktorë të jashtëm.

“Qëllimi i Java 8 është të shtrihet në kohë përmes përditësimeve periodike”,- shprehet Harris. Java, si një gjuhë open source, zhvillohet nga grupe të përbëra nga teknikë ekspertë të fushës, secili prej së cilëve fokusohet në një set të caktuar funksionalitetesh, si për shembull mesazhet.

Që prej krijimit, mbi 20 vjet më parë, Java ka evoluar dhe është bërë më komplekse, ndërkohë që koha mes dy lançimeve është zgjatur.

Në fund të viteve ’90, kur Java ishte ende një gjuhë e re, lançimet vinin çdo vit. Në dekadën e viteve 2000, shpeshtësia e lançimit të versioneve të reja u zgjat shumë, madje koha mes Java 6 dhe Java 7 ishte 5 vjet (2006 – 2011). Përditësimi më sfidues në Java 8 ishte të bëhej OpenJDK e Java-s modulare, në një projekt me emrin Project Jigsaw.

Një JDK është implementimi i specifikimeve të gjuhës dhe Open JDK është implementimi zyrtar i Java SE (Standard Edition). Një “modular JDK” do të ishte më e lehtë për t’u mirëmbajtur nga ndërmarrjet, pasi do të eliminoheshin pjesët e panevojshme.

LEXO EDHE:  Bitcoin ra me 10% ndërsa komentet negative ndaj kriptomonedhave janë shtuar

Megjithatë, ky projekt rezultoi më i komplikuar nga sa e kishin parashikuar zhvilluesit. “Modularizimi i Java SE Platform dhe JDK, duke mbajtur njëkohësisht kompatibilitetin për kodin ekzistues është një detyrë jashtëzakonisht delikate që kërkon ndryshme si gjatë specifikimeve ashtu edhe gjatë implementimit,” shkroi Mark Reinhold, drejtor-arkitekt i Java Platform Group në Oracle.

Analistët vlerësojnë se një përditësim çdo një vit mund të jetë tepër i shpeshtë për një gjuhë kaq të rëndësishme sa Java. Por, një përditësim çdo dy vjet, do të ishte teorikisht i realizueshëm. (PCWorld Albanian)

java

Tags >

Java
Lajmet e fundit>