Siguri

Javë e keqe për privatësinë në Facebook

Publikuar , 07 Maj 2010
0
Javë e keqe për privatësinë në Facebook

Këtë javë Inquirer raportoi se privatësia e Facebook nuk ekziston për shkak të faktit se përdor motor rekomandues që përcjellin kë ju kontaktoni si dhe çfarë pëlqeni dhe çfarë blini.

Tani Epic ka vendosur një ankesë tek Komisioni Federal Amerikan i Tregtisë (FTC), përmes të cilës akuzon Facebook për praktika “të padrejta dhe mashtruese tregtare” duke shpalosur informacione për përdoruesit, të cilat më herët nuk i kanë publikuar.

Për shembull, mund të keni vënë re se ju në mënyrë automatike jeni bërë një adhurues i të gjitha gjërave, për të cilat në ndonjë rast të caktuar ju keni dhënë shenja se i pëlqeni. Kjo mund të skuq fytyrat e disa përdoruesve të Facebook, dhe gjithashtu mund të jetë një çështje problematike nëse nuk pëlqeni anëtarësimin në grupe.

Kjo ankesë është marrë seriozisht nga FTC, e cila ka thënë se “këto ndryshime shkelin pritjet e përdoruesve, shkelin privatësinë e përdoruesit dhe bien në kundërshtim me prezantimet e vet Facebook”.

Jo vetëm kaq, ankesa gjithashtu thekson se Facebook po u ofron informata të përdoruesve tek kompani si Microsoft, Yelp dhe Pandora, pa i pyetur në rend të parë bartësit e këtyre informatave.

Kjo përfshin informacione rreth historisë së tanishme të punësimit, edukimit, lokacionit dhe qytetit, si dhe preferencat për filma, muzikë dhe lexim.

Dhe kjo nuk është hera e parë që Facebook është kritikuar për shkak se ka bërë diçka të ngjashme edhe më parë. Para tre viteve ka nxitur protesta të shumta, kur tentoi të bëjë publike informata personale, pa lejen dhe njohurin e përdoruesve.

Dikush do të mendonte se kjo ka mjaftuar që Facebook t’iu gjejë punë avokatëve të saj. Jo, gabim e keni. Gjatë kësaj jave ka pasur edhe më shumë telashe. Gjithashtu ndoshta mendoni se Facebook do të fillonte e ruajtjen e të dhënave private të përdoruesve dhe më pas do të kishte vegla të duhura të sigurisë në vendin e duhur. Jo, prapë gaboni.

LEXO EDHE:  Softueri i sigurisë Biostar ekspozon online shenjat e gishtërinjve të 1 milion përdoruesve

Kësaj radhe pati një lëshim të madh të sigurisë që lejoi përdoruesit e Facebook, me pak klikime të miut dhe me një trik të thjeshtë, të qasen në bisedat live të miqve të tyre si dhe të shohin se kush po u kërkon miqësi.

Dhe për ta bërë këtë edhe më qesharake, lëshimi u mundësua përmes mënyrës sesi Facebook u lejon të shikoni të dhënat tuaja të privatësisë.

Ky nuk është lëshimi i vetëm i sigurisë që Facebook vuajti këtë javë. Veçoritë e reja sociale të Facebook gjithashtu shfaqën se kanë shtuar një numër të aplikacioneve të padëshiruara në disa profile të përdoruesve.

Disa prej këtyre problemeve janë arnuar, por një operacion aq i madh sa Facebook nuk do të duhej të lejonte që të ndodhni gjëra të tilla.

Por çdo ditë e më shumë po bëhet e qartë se për të shfrytëzuar Facebook, përdoruesit duhet të hedhin privatësinë. Kompania e ka bërë madje këtë shumë të qartë duke thënë se nuk do të merr parasysh privatësinë e përdoruesve për të zgjeruar biznes modelin e saj.

Ndoshta mënyra e vetme që Facebook do të respektojë privatësinë e informacioneve të përdoruesve të saj do të jetë nëse shumica e përdoruesve votojnë që të ikin, apo vetëm në rast se paditet apo i ngrehen veshtë nga FTC.

Lajmet e fundit>