Biznes

Javën e ardhshme Spotify do të prezantojë risitë dhe të ardhmen e aplikacionit

Apr 17 2018
0 Shpërndarje
Të rejat që mund të prezantohen bëjnë fjalë për shtimin e disa opsioneve në llogaritë iOS ku do të shtohet funksioni i kontrollit të zërit. Në këtë mënyrë, përdoruesit do të mund të navigojnë më shpejt në aplikacion. Javën e ardhshme Spotify do të prezantojë risitë dhe të ardhmen e aplikacionit

Spotify do të shfaqë lajmet e reja në lidhje me ndryshimet që do të sjellë aplikacioni.

Ky prezantim do të realizohet me anë të një eventi ku kompania ka dërguar ftesa për të gjithë të interesuarit.

Në këtë event do të shfaqen prezantime nga shefi i departamentit të kërkim-zhvillimit në Spotify, zv. Presidentit të menaxhimit të produktit si edhe shefi global krijimit të shërbimeve.

Ftesa, e cila është dërguar rreth dy javë më parë, fton pjesëmarrësit të njihen me çfarë do të ndodhë gjatë eventit.

Pritej të kishte vetëm një prezantim të ri të aplikacionit me azhornime të sistemit, megjithatë ka zëra që do të ketë akoma më shumë të reja nga Spotify.

Të rejat që mund të prezantohen bëjnë fjalë për shtimin e disa opsioneve në llogaritë iOS ku do të shtohet funksioni i kontrollit të zërit. Në këtë mënyrë, përdoruesit do të mund të navigojnë më shpejt në aplikacion.

Sipas Bloomberg, kompania është duke punuar për një kohë të gjatë në lidhje me ndryshime të shumta duke filluar nga regjistrimi falas i cili do ta bëjë më të lehtë përdorimin e shërbimit sidomos për ata që e përdorin aplikacionin në telefon. /PCWorld Albanian

Tags >

spotify
Lajmet e fundit>