Biznes

Jeff Bezos nuk do të jetë më CEO i Amazon

Nga: PCWorld
Publikuar , 03 Shkurt 2021
Ai do të bëhet kryetar i bordit, një lëvizje që do ti japë atij kohën dhe energjinë për tu fokusuar në drejtim të tjera. Jeff Bezos nuk do të jetë më CEO i Amazon

Themeluesi i Amazon Jeff Bezos dha dorëheqjen si shefi ekzekutiv i gjigantit të tregtisë online të cilin e filloi nga garazhi i tij pothuajse 30 vite më parë.

Ai do të bëhet kryetar i bordit, një lëvizje që do ti japë atij kohën dhe energjinë për tu fokusuar në drejtim të tjera.

Bezos, njeriu më i pasur në botë, do të zëvendësohet nga Andy Jassy, i cili aktualisht drejton biznesin cloud të Amazon. Ndryshimi do të bëhet në gjysmën e dytë të 2021 tha kompania.

57 vjeçari Bezos ka drejtuar Amazon që kur nisi si dyqan librash online në 1994. Sot firma ka 1,3 milionë punonjës globalisht dhe ofron shërbime delivery, cloud dhe reklamimi. Pasuria e Bezos përllogaritet në 196.2 milionë dollarë sipas listës së miliarderëve të Forbes.

Vetëm gjatë 2020-ës Amazon pati shitje me vlerë 386 miliardë dollarë, 38% më shumë sesa në 2019-ën ndërsa fitimet llogariten në 21.3 miliardë dollarë.

Sa i përket biznesin cloud, drejtuesi i të cilit do të bëhet CEO, Amazon Web Services u rrit me 28% në 12.7 miliardë dollarë vitin e kaluar. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Amazon rrezikon një gjobë marramendëse nga Komisioni Evropian