Analiza

Jelly Bean rezulton i instaluar në gjysmën e pajisjeve Android

Publikuar , 04 Tetor 2013
0
Jelly Bean rezulton i instaluar në gjysmën e pajisjeve Android

610AndroidEvolution_1Sipas statistikave më të fundit të Google rezulton se Jelly Bean, versioni më i fundit i sistemit Android, është i instaluar pothuajse në gjysmën e pajisjeve Android të aktivizuara në mbarë botën.

Saktësisht mund të themi se pjesa e tregut e zotëruar nga Jelly Bean është 48.6%. Ndër pajisjet që zotërojnë këtë sistem vihet re mbizotërimi i versionit 4.1.x me një pjesë prej 36.5%. Në vend të dytë renditet versioni 4.2.x me një pjesë prej 10.6% dhe në vend të tretë qëndron versioni 4.3 me 1.5%.

Versioni i dytë i Android i përdorur më tepër është Gingerbread i cili është i instaluar në 28.5% të gjithë pajisjeve, ndërkohë Ice Cream Sandwich (Android 4.0.3 – 4.0.4) është versioni i tretë më i përdorur me një pjesë prej 20.6%.

android-stats

Në qoftë se do të krahasonim këto vlera me ato të muajit të kaluar do të vemë re se Jelly Bean po rritet gjithnjë e më tepër (rreth 3.5%) ndërsa versionet e vjetra Ice Cream Sandwich dhe Gingerbread po pësojnë rënie të vazhdueshme përkatësisht -1.1% dhe -2.2%.

Së shpejti pritet të lançohet edhe versioni i ri më i fundit i Android 4.4 i njohur me emrin Kit Kat. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  Google nuk do të "sabotojë" Microsoft Edge e ri

Lajmet e fundit>