Lajmet

Jeni përdorues i Avast? Kompania gjurmon dhe shet informacionet tuaja

Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 12 Dhjetor 2019
0
Çfarë marrin këta konsumatorë? Vlcek thotë se ata marrin sjelljen e përdoruesve në ueb, informacion shumë i dobishëm për një fushatë reklamimi. Jeni përdorues i Avast? Kompania gjurmon dhe shet informacionet tuaja

Avast, kompania multi-miliardë dollarëshe e sigurisë me seli në Çeki, nuk bën para thjeshtë duke mbrojtur 400 milionë përdoruesit e saj.

Gjithashtu përfiton duke shitur sjelljet e shfletimit në ueb të përdoruesve dhe e ka bërë që prej 2013.

Madje disa i kanë quajtur mjetet që Avast ofron si “spyware” që është edhe gjëja e parë prej të cilës duhet ti mbrojë përdoruesit. Mozilla dhe Opera kanë hequr disa prej shtojcave të Avast nga dyqanet e tyre respektive ndërsa prodhuesi i antivirusëve premton ti rikthejë së shpejti online.

Ekzekutivi i kompanisë Ondrej Vlcek thotë se këtu nuk ka asnjë skandal privatësie sepse sipas tij informacioni i shitur nuk gjurmohet dot deri tek përdoruesi.

“Përdoruesve të Avast ju merren të dhëna nga shfletimi po përpara se të mbërrijë në serverët e Avast pastrohet nga çdo detaj që mund të ekspozojë identitetin e tyrel,” tha Ai.

Të dhënat analizohen nga Jumpshot, një kompani 65% e të cilës kontrollohet nga Avast përpara se të shiten tek konsumatorët për statistika. Këta konsumatorë mund të jenë investitorë apo menaxherë brendesh.

Çfarë marrin këta konsumatorë? Vlcek thotë se ata marrin sjelljen e përdoruesve në ueb, informacion shumë i dobishëm për një fushatë reklamimi.

Në uebsajtin e Jumpshot ka pak detaje përveçse premton të dhëna nga 100 milionë blerës online në mbarë botën dhe 20 milionë përdorues aplikacioni. Kështu kompani gjurmon se çfarë përdoruesit kanë kërkuar në ueb dhe si kanë ndërvepruar me një shërbim, produkt apo markë të caktuar dhe çfarë kanë blerë sipas kategorive, vendit dhe domainit.

Ekzekutivi i Avast thotë se misioni i kompanisë është për të mbrojtur përdoruesit dhe informacionet e tyre kështu nuk e “bën dot” diçka që mund ti dëmtojë ata.

LEXO EDHE:  Paniku nga koronavirusi, Bitcoin humbet 20% të vlerës në 24 orë

Shitja e informacioneve të përdoruesve është parë me shqetësim sidomos kohës e fundit. Themeluesi i Adblock, Wladimir Palant ka gjurmuar sjelljen e Avast dhe raportoi të dhënat tek Mozilla dhe Opera përpara se ato ti hiqnin shtojcat nga dyqanet e tyre.

Palant ka bërë thirrje që edhe Google të bëjë të njëjtën gjë me Chrome. /PCWorld Albanian