Analiza

Jepet gjoba e parë në botë për drejtimin e makinës me syzet Google Glass

Publikuar , 31 Tetor 2013
0
Jepet gjoba e parë në botë për drejtimin e makinës me syzet Google Glass

google glass gjobCecilia Abadie ka bërë histori në një mënyrë që nuk ia merrtë kurrësesi mendja.

Të martën në darkë, teksa udhëtonte me makinën e saj në Kaliforni, një prej oficerëve të policisë e ka ndaluar dhe i ka vendosur një gjobë për përdorimin e syzeve integjente Google Glass gjatë kohës që i jepte makinës.

Ajo është një prej entuziastëve të shumtë të Google Glass. Një foto të gjobës ajo e ka postuar më pas në profilin e saj në Google+.

Në gjobë ka dy shkelje: së pari shpejtësia përtej normës së lejuar prej 105 km/h (që ndeshet shpesh në Kaliforni) dhe së dyti “Ngarja e makinës me një monitor të dukshëm për shoferin (Google Glass).”

Faktikisht, që gjoba të quhet e vlefshme, oficeri i policisë duhet të vërtetojë që ekrani i syzeve ishte në fakt aktiv gjatë kohës që ajo po i jepte makinës, çka Abadie e mohon.

Një prëj seksioneve të kodit të qarkullimit rrugor në Kaliforni parashikon se nuk lejohet ngarja e makinës nëse një ekran apo monitor i çdo lloj forme është i dukshëm për të.

Për pajisjet GPS dhe ato të navigimit ka përjashtime. Për shembull, përjashtohet lidhja e iPhone-it me Google Maps me pjesën e ekranit të makinës. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  Aplikacionet Android së shpejti do të përditësohen pa ndërprerje edhe gjatë kohës që i përdorni

Lajmet e fundit>