Blog

Jeta pa teknologji; Nisma me nxënësit e Gjirokastrës për t’u kthyer te librat

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 02 Mars 2019
0
Diskutimet mbi te berit art nen diktature, shkrimi i fabulave dhe gjetja e personazheve nga jeta e përditshme, por edhe përjetimet e aktorit nën petkun e roleve të ndryshme ishin mes aspekteve me me shume interes për nxënësit. Jeta pa teknologji; Nisma me nxënësit e Gjirokastrës për t’u kthyer te librat

Në Gjirokastër një shkollë e mesme ka vendosur të prezantojë nxënësit e saj me jetën e vërtetë jashtë shkollës për t’i larguar gjimnazistët nga përdorimi i teknologjisë dhe  për të nxitur dhe orientuar dijet.

Ilir Lluri, aktor, regjizor, gazetar dhe shkrimtar ishte i pari që ndau me gjimnazistet përvojën e një jetë brenda këtyre fushave. Lluri ish-nxënës në gjimnazin “Asim Zeneli” tha se eksperienca i dha emocione të mëdha ndërsa mendon se brezi i të rinjve ka nevojë ta njohe qytetin, njerëzit dhe kontributet. Të rinjtë tha ai duhet të takojnë personazhe qe i frymëzojnë.

Diskutimet mbi te berit art nen diktature, shkrimi i fabulave dhe gjetja e personazheve nga jeta e përditshme, por edhe përjetimet e aktorit nën petkun e roleve të ndryshme ishin mes aspekteve me me shume interes për nxënësit.

Teknologjia dhe rrjetet sociale sigurojnë informacionin kryesor për nxënësit mbi mjedisin jashtë shkollës. Përpjekja për një hapje komunitare ishte për këtë shkollë një sfide që nuk dihej si do te pritej nga nxënësit, por edhe fillimi i një programi që do të synoje edukimin e qytetareve te ardhshme brenda shkollës.

Gjimnazi “Asim Zeneli” me një traditë gati 100 vjeçare në edukim në një formë origjinale ka vendosur të prezantojë nxënësit me një listë të gjatë personazhesh nga jeta e qytetit dhe e fshatit.

Ne vijimësi nxënësit do të njohin piktorë, artistë, publicistë gurë-gdhendës, blegtorë dhe profesioniste të zanateve të traditës. /Top Channel

LEXO EDHE:  Uebsajtet e lajmeve do të humbasin 45% të trafikut nga Reforma Evropiane e të Drejtave të Autorit

Lajmet e fundit>