Vëzhgim

Jimmy Wales: Ju më nuk mund të na e mbyllni gojën

Publikuar , 08 Tetor 2011
0
Jimmy Wales: Ju më nuk mund të na e mbyllni gojën

Por në pasditën e 6 tetorit të gjithë artikujt në Wikipedia ishin kthyer onlone. Një deklaratë nga Wikipedia thotë që kjo ndodhi për shkak të ndryshimeve që i janë bërë ligjit të ri të propozuar për media nlë Parlament, edhe pse këto ndryshime ende nuk janë aprovuar.

Chris Potter: Është hera e parë që Wikipedia e ka bërë një gjë të tillë? Pse tani Italia?

Jimmy Wales: Vendimi ishte marrë pjesërisht nga komuniteti italian sepse ata kanë ndjerë që nuk ishte bërë ndonjë rrugë e vërtetë për protestë në median kryore pa një veprim të theksuar.

Chris Potter: Pse në Twitter ju e definuat këtë ligj të propozuar si idiot?

Jimmy Wales: Sepse është! Italia tashmë ka ligje të shkëlqyera kundër shpifjes, dhe ky ligj i propozuar tejkalon dramatikisht kufinjët. Unë kurrë nuk kam dëgjuar ndonjë ligj të këtillë ndokund në botë. Në parim, ajo se çfarë kërkon është për secilën uebfaqe, duke përfshirë blogjet personale, duke përfshirë gazetat profesionale, duke përfshirë Wikipedian, çdo uebfaqe, për të postuar një të ashtuquajtur “përmirësim” nga çdokush që thotë se diçka gabim është thënë për ta. Nuk ka kërkesa për vëzhgim juridik, nuk ka gjasë t’u thuhet “jo” dhe gjobat për dështim  të zbatimit janë të konsiderueshme. Çfarë kjo burime apo jo, nëse “përmirësimi” i dyshuar është i saktë apo jo, etj.

Chris Potter: Qeveria italiane ka lajmëruar që do të ndryshojë ligjin e propozuar për t’i përfshirë vetëm uebfaqet e mëdha online të lajmeve dhe të gjitha të tjerat do të përjashtohen. Kjo gjerësisht është parë si një fitore për fushatën e Wikipedias. Fjalëkyçi në Twitter #graziewikipedia (faleminderitwikipedia) është duke u përdorur. Një koment në këtë?

LEXO EDHE:  Kina mendon se Inteligjenca Artificiale tek armët luftarake është kërcënim për paqen globale

Jimmy Wales: Unë mendoj që është një fitore për Wikipedian, por mbetet një goditje serioze kundër lirisë së shtypit në Itali. Ligji është i padrejtë qoftë për Wikipedianët ose gazetat tradicionale. Përgjithësisht është parë, dhe unë  saktësisht e mendoj, si një shtrëngim nga Berlukoni për t’i detyruar grykëtderdhjet e pakta mediake të cilat ai nuk i zotëron ose kontrollon për t’i përulur ndaj dlëshirave të tij duke publikuar versionin e tij të fakteve si një “përmirësim” madje nëse e dinë që është e pavërtetë.

Chris Potter: “Kjo ka qenë një betejë për lirinë e shprehjes në përgjithësi, jo vetëm në Itali.” A pajtoheni?

Jimmy Wales: Po. Komuniteti italian është ngritur për të drejtën fundamentale njerëzore të lirisë së shprehjes. Kjo e prek secilin. Të gjitha qeverinë janë në njoftim: ne jemi këtu, qytetarët e botës, dhe ju më nuk mund të na e mbyllni gojën./pcworldalbanian

Lajmet e fundit>