Biznes

Jo të gjitha klikimet kanë rëndësi për reklama

Publikuar , 04 Tetor 2012
0
Jo të gjitha klikimet kanë rëndësi për reklama

Dituria tradicionale dhe buxheti për reklamat online – masin suksesin në klikime. Derisa kjo mund të funksionojë për reklamat në Google, Facebook-u thotë që përqendrimi në rikthimin për-klikim nuk është metoda më e mirë për bizneset që kërkojnë të marrin vëmendje për markën e tyre.

Matjet për ‘klik’ nuk paraqesin “daljet që ndodhin në dyqanin ushqimor dhe në përfaqësitë për vetura”,- tha Brad Smallwood, i cili është drejtor i çmimit dhe matjes në Facebook, ashtu siç raportoi edhe TechCrunc.

Sipas Smallwood, në vend të kësaj, vlera e vërtetë mbështetet në mbresat e përgjithshme. Arritja dhe përshtypjet ka kohë që kanë formuar shtyllën kurrizore të reklamimit televiziv, por reklamat online kanë synuar që të favorizojnë matjet për-klikime, një rrugë konkrete kjo për të njohur se sa njerëz e panë një reklamë.

Ende, dërgimi përgjatë klikimeve përbën 5 për qind ose më pak të numrit të përgjithshëm të mbresave nga reklama.

Facebook-u shpreson të përcaktojë vlerën e vërtetë të një përshtypjeje të reklamës. Kjo ndërmarrje dëshiron të dijë, për shembull, nëse përdoruesit e rrjetit Facebook që ishin të ekspozuar ndaj reklamave V8, a kanë më tepër gjasa që të blejnë lëngun e domates në dyqan se sa ata që nuk ishin të ekspozuar ndaj reklamave.

Facebook-u mendon kështu dhe shpreson që të dhënat nga Datalogix mund ta vërtetojë këtë.

Datalogix thotë që ka matje të shitjeve nga më tepër se 100 milionë shtëpi në Shtetet e Bashkuara, 10 miliardë e më tepër transaksione individuale dhe më tepër se një trilionë dollarë vlerë të blerjeve, të gjitha të arritura duke bërë ndjekjen e kartave të besueshmërisë së konsumatorëve të dhëna nga shitësit me pakicë.

LEXO EDHE:  Ja planet e Apple për MacBook me ekrane të mëdha dhe monitorët e jashtëm për 2019

Nëse Facebook-u dhe Datalogix statistikisht mund të vërtetojnë që mbresat ndihmojnë në klikime, kjo do të jetë bileta e rrjetit shoqëror për të sjellë para në platformat mobile. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>