Lajmet

Jo vetëm reklama: Adblock Plus ju mundëson të bllokoni edhe elemente të tjera në Facebook

Publikuar , 23 Tetor 2013
0
Jo vetëm reklama: Adblock Plus ju mundëson të bllokoni edhe elemente të tjera në Facebook

Adblock Plus është një shërbim që deri tani ishte shumë i njohur për reklamat. Ai bllokon në Facebook (dhe jo vetëm) të gjitha postimet e sponsorizuara, postimet e faqeve për t’i pëlqyer ato, reklamat e zakonshme, postimet e promovuara etj. Megjithatë, duke filluar nga dita e hënë, shërbimi synon t’i çojë më tej këto “fuqi”.

Tashmë, në Adblock Plus mund të hiqni nga ekrani juaj edhe elemente të tjera “të panevojshme” në furnizuesin e lajmeve të Facebook-ut dhe shiritin anësor. Vetë kompania e pranon se kjo veçori shkon përtej opsioneve të zakonshme që përmban shërbimi: “Nuk janë reklama. Bëhet fjalë për materiale nga Facebook-u por që ju shfaqet bazuar në informacionet që rrjeti merr nga profili dhe aktivitetet tuaja.”

Adblock Plus ofron tre opsione: bllokimi i të gjitha bezdisjeve, bllokimi i bezdisjeve vetëm në furnizuesin e lajmeve ose bllokimi i bezdisjeve në shiritin anësor. Nëse e keni instaluar funksionalitetin shtesë, atëhere mund ta bëni zgjedhjen këtu.

Më poshtë gjendet lista e elementeve që mund të bllokoni:

· Faqe muzikore që mund të pëlqeni

· Faqe zbavitëse që mund të pëlqeni

· Shto në listën e filmave

· Shto në listën e serialeve

· Njerëzit që mund të njihni

· Vlerësojeni për ta shtuar në listën e filmave

· Vlerësojeni për ta shtuar në listën e serialeve

· Vlerësoni librat që keni lexuar

· Vlerësoni këto vende

· Merrni lajme të rëndësishme

· Faqet e rekomanduara

· Vlerësoni filma që keni parë

· Vlerësoni seriale që keni parë

· Grupe të sugjeruara

· Gjeni miqtë

· Lojra që mund t’ju pëlqejnë (PCWorld Albanian)

adblock Plus

LEXO EDHE:  Xiaomi do të lërë gjurmë këtë vit me kamerat e smartfonëve

Lajmet e fundit>