Lajmet

John McAffe po krijon një pajisje që bllokon monitorimin e NSA

Publikuar , 01 Tetor 2013
0
John McAffe po krijon një pajisje që bllokon monitorimin e NSA

JohnMcAfeeJohn McAffe, themeluesi i kompanisë së softuerit antivirus McAffe po punon për krijimin e një pajisjeje të re të quajtur “D-Central” që teorikisht pritet të bllokojë aksesin e NSA (Agjensia Kombëtare e Sigurisë) ndaj informacioneve personale.

McAffe ka raportuar se çmimi i pajisjes do të jetë 100 $ dhe do të funksionojë për smartfonët dhe për pajisjet e tjera duke mos lejuar qeverinë të aksesojë të dhënat personale të përdoruesve.

D-Central do të funksionojë në një rrjet të vogël privat (VPN) i cili nuk mund të infiltrohet nga të tjerët.

Pajisja do të lokalizohet dhe rrjeti do të mbulojë vetëm një distancë të shkurtër rreth 1 km. Pavarësisht se ende nuk ekziston një prototip i kësaj pajisjeje, McAffe ka deklaruar se gjithçka do të jetë gati pas 6 muajsh.

Pajisja do të ketë formë të rrumbullakët dhe nuk do të ketë ekran. Sipas McAffe dizajni është gati, por momentalisht kompania po përpiqet të gjejë partnerët e duhur për krijimin e harduerit. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  Microsoft kalon Amazon dhe rifiton vendin e dytë si kompania më me vlerë në botë

Tags >

McAfee
Lajmet e fundit>