Harduer

Jolibook lansohet në treg këtë muaj

Publikuar , 12 Nëntor 2010
0
Jolibook lansohet në treg këtë muaj

Ky sistem operativ ishte i bazuar në Linux dhe kishte për qëllim të drejtohej drejt netbook-ëve që shpenzonin rrymë më pak. Kompania Jolicloud ka njoftuar se gjatë këtij muaji ata do ta lansojnë në treg tani edhe netbook-un e tyre të parë.

Makina do të quhet Jolibook. Kompania po mban prapa ende disa nga detajet e rëndësishme të pajisjes, siç janë çmimi për shitjen aktuale dhe disa nga detajet në harduer. Krejt çfarë ne dimë është se Jolibook do të përdorë sistemin operativ të kompanisë dhe do të ofrohet me një “çmim te volitshëm.”

Disa nga specifikat që janë bërë të ditura përfshijnë ekranin me një madhësi prej 10.1-inça dhe është thënë që do të jetë “i mrekullueshëm.” Makina do të përdorë sistemin operativ Jolicloud 1.1 dhe do të përmbajë një Intel Atom N550 CPU dhe një hard disk HDD me kapacitet prej 250GB. Me të vërtetë tingëllon si çdo netbook tjetër në treg. Do të ishte më mirë të jetë me të vërtetë i lirë./pcworld.al

LEXO EDHE:  Lenovo ndihmon në rritjen e shitjeve të kompjuterëve për 2019

Lajmet e fundit>