Analiza

Joomla apo WordPress?

Publikuar , 03 Korrik 2010
0
Joomla apo WordPress?

CMS-të (Content Management System) në fjalë kanë specifika që në disa raste e bëjnë të ndryshëm njëri tjeterin. Migjithatë, te dytë kanë superioritete dhe dobësi.

Le të bëjmë disa krahasime mes këtyre dy CMS-ve, dhe shpresojmë se këto krahasime do t’ju ndihmojnë që të zgjidhni më të mirin për qëllime tuaja.

Këtu do të diskutojmë kundrejt Jooma dhe WordPress.

Së pari, ne e shohim Joomla-në, si një prej CMS-ve më të fuqishëm nga CMS-të me kod të hapur (Open Source CMS).
Joomla është i lehtë për tu instaluar, por kërkon zgjerimin openSEF ose SEO (Search Engine Optimizations), dhe ajo mund të ofrojë rreziqe të sigurisë për shkak të ndryshimeve në SEO.
Megjithatë, ju mund të krjoni blog lehtë me Joomla. Kategorizimi është i kufizuar, ndërsa sa i përket shpejtësisë, Joomla është shumë i shpëjtë, por mund të ngadalësohet kur shtohen karakteristikat. Madhësia për shkarkim është 878 kb.

Së dyti, të flasim pak për WordPress.

WordPress CMS është një produkt i lehtë për të ndërtuar blog me zgjedhje të ndryshme të temave. Ashtu sikur Joomla, WordPress është i lehtë për ta instaluar dhe për të përdorur. SEO është shumë fantastik. Të gjitha përmbajtjet kanë faqe unike me një SEO miqësore dhe titullin dhe URL. Madhësia për shkarkim është 802 kb.
Këto janë disa krahasime që mund t’ju ndihmojnë në zgjedhjen e një CMS-i më të mire për ju, por natyrisht ato varen nga qëllimet tuaja.
Nëse keni ndonjë sugjerim apo diçka tjetër rreth këtyre CMS-ve, mos hezitoni të lini koment më poshtë. E naytisht nëse keni diçka për të shtuar ndonjë CMS tjetër atëherë gjithsesi jeni të mirëseardhur të komentoni

LEXO EDHE:  Huawei nuk pyet për sanksionet Amerikane, mbyll distancën me Samsung

Lajmet e fundit>