Ja se si

Ju ka rënë telefoni ose tableti në ujë? Ndiqni këto këshilla sa më shpejt të jetë e mundur

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 26 Gusht 2019
0
Këto zgjidhje janë për skenarë ekstreme. Pak pika uji në ekran është normale ndërsa çdo gjë më shumë se kaq është katastrofike. Ju ka rënë telefoni ose tableti në ujë? Ndiqni këto këshilla sa më shpejt të jetë e mundur

Lajme të këqija për ju që telefoni ose tableti ju ka rënë në ujë sepse do të marrë dëme të pariparueshme. Jo më aplikacione, lojëra, Facebook, telefonata e as shfletim. Të gjitha kanë ikur.

Në fakt probleme do të keni nëse lini telefonin ose tabletin të ndezur pasi ka rënë në ujë. Fikja e menjëhershme e pajisjes mund ta shpëtojë atë. Në fakt janë disa hapa që duhet të ndiqni për të nxjerrë ujin nga tableti ose telefoni dhe shpëtuar nga shkatërrimi.

Ju ka rënë telefoni ose tableti në ujë? Fikeni menjëherë!

Është shumë e rëndësishme të reagoni menjëherë kur telefoni ose tableti përfundon në ujë. Uji dhe elektriciteti thjeshtë nuk kombinojnë. Jo vetëm që pajisja e lagur mund të dëmtohet përgjithnjë por edhe mund tu shkaktojë përdoruesve një shok elektrik.

Uji dëmton ekranin, komponentët elektronikë dhe baterinë. Me pak fjalë mos tentoni ta ndizni. Duhet ta lini të thahet, përfshirë edhe pjesë e brendshme, nëse dëshironi ta shikoni përsëri në punë.

Nëse keni një telefon me bateri të zëvendësueshme, gjëja e parë është ta hapni dhe hiqni nga telefoni. Mos shpenzoni kohë për të parë nëse pajisje është ende funksionale ose jo, përndryshe fundi i tij do të vijë nga dora juaj dhe uji.

Kudo që të gjendeni duhet të vendosni pajisjen mbi një sipërfaqe të rrafshët dhe të thatë dhe të ndiqni hapat e mëposhtëm. Veprimi i shpejtë është jetik në situata të tilla.

Thani sa më shpejtë çfarëdo pjesë të pajisjes që mundeni

Për fat të mirë telefonët dhe tabletët nuk hapen lehtësisht. Nëse do të ishte e kundërta, me një të rënë në tokë do të fragmentoheshin.

LEXO EDHE:  Opera në desktop vjen me dizajn të ri dhe portofolin e kriptomonedhave

Së bashku me baterinë janë edhe dy komponentë të tjerë që mund të hiqen:

  1. Karta SIM: hiqeni dhe pastrojeni me një peshqir të thatë.
  2. Karta microSD: të njëjtën si me kartën SIM.

Arsyeja është e thjeshtë: uji hyn kudo. Duke hequr këto dy karta, mund të pastroni edhe portat e tyre nga lagështira.

Mos u ndaloni vetëm me kartën SIM. Çdo pikë uji që gjeni mbi pajisjen e fikur duhet të thahet. Vështroni me kujdes kornizat e ekranit dhe telefonit para dhe pas. Hapja e telefonit ose tabletit është më e rrezikshme sepse uji mund të përfundojë në bordin qendror dhe komponentë të tjerë jetikë.

4 mënyra sesi të nxirrni ujin jashtë telefonit ose tabletit

Në brendësi të një smartfoni ka procesorë, qarqe, butonë dhe shumë hapësira të tjera ku uji me lehtësi mund të gjejë vend e të shkaktojë dëm. Me fikjen e menjëhershme të telefonit dhe heqjen e kartave SIM dhe SD jeni në kushte të favorshme për ta shpëtuar.

  1. Nxehtësia

Gjëja e parë që ju shkon në mendje është duke e ngrohur telefonin dhe është gjëja e duhur. Mund të përdorni objekte nga më të ndryshme për të ngrohur telefonin në mënyrë që uji të thahet dhe avullojë në brendësi të smartfonit. Mund të përdorni nga mjetet më tradicionale të ngrohjes si kaldaja deri tek një tharëse flokësh.

  1. Një tas me oriz

Mund të keni dëgjuar që nëse një pajisje elektronike bie në ujë, ajo çfarë duhet të bëni është ta vendosni në oriz. Orizi është padyshim një prej metodave dhe zgjidhjeve më efektive për të shpëtuar telefonin dhe tabletin nga uji.

LEXO EDHE:  iOS 12 e instaluar në 80% të pajisjeve Apple

Pajisja duhet të zhytet dhe mbulohet me oriz dhe ta lini aty për një natë me shpresën se në mëngjes mund të ketë shpëtuar.

  1. Xhel silici

Keni vënë re ato pakot me xhel silici që vinë me paketimin e pajisjeve elektronike? Vendoseni telefonin ose tabletin duke e mbuluar nga të gjitha anët me këtë xhel dhe ta lini tërë natën.

  1. Alkool i pastër

Një sugjerim i fundit dhe që ka provuar efektiv është alkooli i pastër. Nëse dëmi i shkaktuar ndaj telefonit tuaj si rezultat i ujit është fizikë e thjeshtë, zhytja e telefonit të fikur në alkool të pastër është kimi i thjeshtë.

Në fakt alkooli zhvendos ujin dhe kur ta keni hequr pajisjen prej tij, ai me shpejtësi do të avullojë. Është një zgjidhje ekstreme por shpëtimtare nëse zgjidhjet e lartpërmendura nuk bëjnë punë.

Mos e hidhni telefonin dhe tabletin në ujë!

Këto zgjidhje janë për skenarë ekstreme. Pak pika uji në ekran është normale ndërsa çdo gjë më shumë se kaq është katastrofike.

Këto janë zgjidhje potenciale dhe jo të garantuara. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>