Ja se si

Ju keni ekspozuar informacione private në Facebook por ju mund ta ndryshoni

Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 23 Dhjetor 2019
0
Për fat të mirë ju mund të fshihni me lehtësi pëlqimet në Facebook për të kufizuar sasinë e informacionit që të tjerët mund të aksesojnë duke cenuar privatësinë. Ju keni ekspozuar informacione private në Facebook por ju mund ta ndryshoni

Njerëzit mund të grumbullojnë shumë informacione private dhe personal thjeshtë duke u bazuar në pëlqimet që bëni në Facebook, nga muzika që pëlqeni deri tek politikanët që mbështesni.

Si rezultat është e lehtë të ndiheni tejet të ekspozuar në platformë. Për fat të mirë ju mund të fshihni me lehtësi pëlqimet në Facebook për të kufizuar sasinë e informacionit që të tjerët mund të aksesojnë duke cenuar privatësinë.

Ja sesi të fshihni pëlqimet tuaja në Facebook

  1. Kyçuni në Facebook dhe shkoni në faqen tuaj personale.
  2. Në menunë poshtë fotos së kopertinës, dërgoni shigjetën e mausit mbi opsionin More dhe klikoni më pas nga menuja që shfaqet opsionin Likes.
  3. Klikoni ikonën në formë lapsi dhe zgjidhni opsionin Edit the Privacy of Your Likes.
  4. Për çdo kategori që dëshironi ti fshihni pëlqimet tuaja, klikoni shigjetën ngjitur në anën e djathtë të çdo opsioni dhe zgjidhni opsionin Only Me nga menuja që shfaqet. Kështu vetëm ju mund të shikoni pëlqimet tuaja në kategoritë përkatëse.
  5. Ju gjithashtu mund të përshtatni privatësinë tuaj për kategori specifike duke zgjedhur opsionin Custom Privacy në menunë që shfaqet. Më pas zgjidhni se me cilët persona specifikë ose listë personash që nuk doni të ndani pëlqimet tuaja.
LEXO EDHE:  Visa dhe MasterCard mund të tërhiqen nga mbështetja e Libra

Tags >

Facebook