Harduer

Ju njohim me telefonin me ekran që paloset të Samsung

Publikuar , 01 Shkurt 2019
0
Videoja është publikuar në kanalin zyrtar të Samsung në Vietnam përpara se të fshihej. Por përdoruesit kanë arritur ta ruajnë atë. Ju njohim me telefonin me ekran që paloset të Samsung

Nuk është më sekret. Samsung prej kohësh, në mos vitesh ka qenë duke punuar me një telefon me ekran që paloset quajtur Galaxy X.

Në fakt kompania vitin e kaluar ka treguar edhe një prototip ende të papërfunduar me shumë pak detaje.

Por mesa duket ka ardhur momenti të shohim një paraqitje të telefonit kortezi e një videoje promocionale.

Videoja është publikuar në kanalin zyrtar të Samsung në Vietnam përpara se të fshihej. Por përdoruesit kanë arritur ta ruajnë atë.

Aty shfaqet një pajisje që ngjan me një telefon normal por me ekran thuajse ka kornizë.

Në një pjesë të videos shohim telefonin të hapet si një libër duke zbuluar një ekran tjetër.

Telefoni duket shumë më i hollë sesa kemi menduar. A mund të jetë telefoni me palosje i Samsung?

Ndërsa ua lëmë imagjinatës suaj, kujtojmë se me 20 Shkurt Samsung mban aktivitetin e madh të Galaxy S10. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  A do të prezantojë Samsung telefonin me ekran me palosje javën e ardhshme?

Tags >

samsung
Lajmet e fundit>