Lajmet

Ju pëlqen apo jo videot e IGTV do të pushtojnë Instagramin tuaj

Publikuar , 08 Shkurt 2019
0
Fillimisht do të shikoni një copëz të videos dhe për ta parë të plotë nëse e klikoni do të dërgoheni tek seksioni ose aplikacioni IGTV. Ju pëlqen apo jo videot e IGTV do të pushtojnë Instagramin tuaj

Dëshironi më shumë prej Instagram TV ose siç njihet ndryshe IGTV? Besojmë se jo shumë prej jush e keni pëlqyer aq shumë saqë për ditë tu shfaqet me të hapur aplikacionin Instagram.

Në një cicërimë në rrjetin social Twitter kompania zbuloi se klipe IGTV nga llogaritë që ndiqni do të fillojnë të shfaqen në kohështrirjen tuaj.

Fillimisht do të shikoni një copëz të videos dhe për ta parë të plotë nëse e klikoni do të dërgoheni tek seksioni ose aplikacioni IGTV.

Kjo është një tjetër copëz përmbajtjeje cila pushton kohështrirjen e Instagram të cilën askush nuk e ka kërkuar.

A thua se nuk na mjaftojnë dot gjithë ato reklama, hashtage, histori e përmbajtje të tjera që na shpërqendrojë nga vëmendja ndaj njerëzve që me të vërtetë i vlerësojmë.

Por në më pak se një vit IGTV nga një aplikacion me vetë ka zënë vend në aplikacionin kryesor të Instagram. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  5 mite të Bluetooth që duhet ti injoroni

Tags >

Instagram
Lajmet e fundit>