Harduer

Ju prezantojmë telefonin e parë në botë që ka më shumë pikselë se iPad-i

Publikuar , 17 Tetor 2013
0
Ju prezantojmë telefonin e parë në botë që ka më shumë pikselë se iPad-i

Një smartfon full HD nuk është edhe aq interesant. E dini se çfarë është realisht interesant? Një smartfon Quad HD, me 2,560 x 1,440 pixels, i cili sapo u lançua nga kinezët Vivo.

Vivo Xplay 3S do të jetë smartfoni i parë në botë që do të ketë ekran 2K HD. Ai ka më shumë pikselë se një iPad. Kompania nuk specifikoi se sa i madh do të jetë ekrani, por Engadget raporton se mund të bëhet fjalë për një ekran nga LG me madhësi 5.5 inç. Në piksel për inç do të kishim 538 nëse ekrani do të kishte këtë madhësi.

Fuqizimi i gjithë këtyre pikselëve do të bëhet përmes një procesori Qualcomm Snapdragon 800. Gjithçka tjetër që i përket specifikimeve, përfshi çmimin dhe datën e lançimit, nuk dihet ende. Por përse mund të na duhej një telefon i tillë, me kaq shumë pikselë? Në fund të fundit, pasi kalohet 300 ppi (piksel për inç), diferenca pothuajse nuk dallohet më me syrin e njeriut.

Një arsye është për të qartësuar më tepër imazhet që shihen nga një distancë fare e vogël me ekranin, si për shembull prej 3 – 4 cm (por kush mund ta bëjë këtë gjë?) Një arsye tjetër mund të jetë për të siguruar një përvojë të mirë me ekranet e jashtme.

Edhe pse rezolucioni i një telefoni ndryshon nga ajo që mund të projektojë ai, zhvilluesit e aplikacioneve mobile do të favorizojnë suportin për ekranet që ekzistojnë në telefonë, jo nëpër monitorë dhe televizorë.

Ose ndoshta, një arsye tjetër mund të jetë thjesht ‘obsesioni’ njerëzor për të pasur gjithmonë ‘më shumë’ nga gjithçka e për më tepër një dëshmi se mund të realizohet. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  Modelet e vjetra të iPhone dhe iPad kanë probleme me GPS

xplay3

Lajmet e fundit>