Lajmet

Juria e “Albanian ICT Awards II” në prag të vendimeve përfundimtare

Publikuar , 14 Prill 2014
0
Juria e “Albanian ICT Awards II” në prag të vendimeve përfundimtare

ICT-Awards2Ndërkohë që eventit të përvitshëm të ndarjes së çmimeve kombëtare në fushën e ICT-së, i kanë mbetur edhe pak ditë,  të shtunën që kaloi Juria e “Albanian ICT Awards II” është mbledhur për të dytën herë. Pas një periudhe 10 ditore ku Juria kishte në dispozicion materialet e kandidatëve për t’i vlerësuar për arritjet e tyre, anëtarët diskutuan lidhur me projektet më të spikatura që kishin arritur të zgjonin vëmendjen tyre.

Juria vendosi që pasi të përfundohet lista e ngushtë e kandidatëve të “Albanian ICT Awards II” të ftohet në një takim të hapur ditën e shtunë, datë 19 prill 2014, ku kandidatët e ftuar do të kenë mundësinë të demonstrojnë përballë  Jurisë projektin e tyre duke treguar “live” funksionalitetet e produktit të tyre si dhe t’u përgjigjen pyetjeve të rastit nga anëtarët e Jurisë.

Gjatë takimit të Jurisë u diskutua edhe mbi Kategorinë “Akademiku i Vitit”, ku në qendër të diskutimit ishin vlerësimi dhe nderimi i vlerave më të larta të pedagogëve të ICT-së dhe fushave derivate të saj, duke çmuar arritjet e tyre në këtë sektor, publikimet me impakt konkret në botën e teknologjisë dhe komunikimit, me arritjet në temën e doktoraturës, projektet në fushën akademike, projektet në kurrikulat mësimore etj.

Gjithashtu vlen për t’u përmendur fakti i kategorisë “ICT Diploma Thesis”, prurjet për të cilën ishin nga më të larmishmet, ku fantazia e studentëve nga universitetet mbarë shqiptare nuk kishte fund. Gjatë takimit Juria pati rastin të diskutojë edhe mbi mundësitë e ndarjes së disa çmimeve të karrierës, mirënjohjeve të ndryshme për punën dhe kontributin e dhënë ndër vite në sektorin e ICT-së. Natyrshëm nuk kanë ikur nga vëmendja detaje të ndryshme të mbrëmjes Gala të ndarjes së çmimeve e cila pritet të mbahet më 25 prill 2014, në ambientet e Hotel Tirana International. (ICTSmedia/PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  Vlera e monedha kriptografike e paprovuar thotë një prej bankave të mëdha

Lajmet e fundit>