Ja se si

JustBeamIt: Shpërndani skedarët edhe nëse s’ka mbaruar ngarkimi

Publikuar , 16 Tetor 2011
0
JustBeamIt: Shpërndani skedarët  edhe nëse s’ka mbaruar ngarkimi

Just Beam It është një shërbim i shkëlqyer HTML5 i bazuar në ueb që ofron shkëmbim të skedarëve në “peer” në një rrugë të mirë. Ju mund të filloni ta përdorni faqen duke mos pasur nevojë që të regjistroheni. Sapo ta keni vizituar ballinës e kësaj faqeje ju mund të vendosni skedarë në dritare ose ta përdoni butonin e shfletuesit për të shfletuar në skedarët tuaj. Kur keni shtuar skedarët fillon edhe ngarkimi i tij; derisa kjo të kryhet ju mund ta dërgoni URL-në e skedarit tek ndokush. Kur ai e viziton URL-në ai mund ta fillojë shkarkimin e skedarit derisa ju jeni ende duke e ngarkuar skedarin.

URL-ja e paraqitur është për vetëm për një përdorim; pasi që skedari të shkarkohet, URL-ja skadon.

Veçoritë:

-Një shërbim i përshtatshëm për përdoruesin

-I bazuar në HTML5

-Ua mundëson shkëmbimin e skedarëve me të tjerët

-Të tjerët mund ta fillojnë shkarkimin e skedarëve derisa ju jeni duke i ngarkuar ato/pcworldalbanian

LEXO EDHE:  Çfarë duhet të dini dhe ja sesi të përdorni funksionin Instant Hostpot tek pajisjet Apple

Lajmet e fundit>