Lajmet

JustDelete.me ofron udhëzime praktike mbi fshirjen e llogarive të ndryshme on line

Publikuar , 29 Gusht 2013
0
JustDelete.me ofron udhëzime praktike mbi fshirjen e llogarive të ndryshme on line

Fshirja e llogarive të shumta on line të padëshirueshme ose që nuk përdoren më mund të jetë disi e mundimshme për një përdorues madje, në disa raste është e pamundur.

Për të thjeshtuar këtë proces është krijuar një direktori në ueb justdelete.me/ që ofron udhëzime praktike për fshirjen e adresave të ndryshme.

JustDelete.me i kategorizon këto adresa edhe sipas shkallës së vështirësisë së fshirjes që mund të jetë “e thjeshtë”, “mesatare”, “e vështirë” dhe “e pamundur”. P.sh fshirja e llogarive në Instagram dhe Google është shumë e thjeshtë, ndërsa fshirja e një llogarie në Skype është e vështirë.

JustDelete.me është lançuar në datën 19 gusht dhe dispononte udhëzime dhe linqe vetëm për 16 shërbime. Që prej këtij momenti lista numëron plot 130 shërbime. Zhvilluesi Mike Rogers ka krijuar edhe një funksionalitet shtesë (extension) për Google Chrome që lehtëson akoma më tepër këtë proces. Funksionalitetin mund t’a gjeni këtu.

JustDelete.me po përdoret gjithnjë e më tepër. Krijimi i kësaj direktorie thekson edhe njëherë më shumë se privatësia dhe siguria on line është shqetësimi kryesor i përdoruesve. (PCWorld Albanian)

justDelete

LEXO EDHE:  Huawei publikoi Android 9 Pie për 10 modele telefonësh

Tags >

uebfaqe
Lajmet e fundit>