Lajmet

Justin Bieber “më i kërkuari” në internet

Publikuar , 08 Korrik 2010
0
Justin Bieber “më i kërkuari” në internet

Bieber, i cili u zbulua në YouTube, po përfiton tre herë më shumë kërkime sesa futbollisti David Beckham, sipas Ask Jeeves. Faqja, që mirret me pyetjet rreth muzikës dhe jetës së tij ka theksuar “duket se për miliona njerëz, vetëm ai ekziston në internet”.
 
Nuk është hera e parë që Bieber, renditet në skenën e internetit si më i popullarizuari. Ai kryesonte listën Twitter të “temave në trend” për disa muaj me radhë më herët gjatë këtij viti.

Çuditërisht, ai erdhi në vendin e shtatë në listën e publikuar nga COEDMagazine, për 50 femrat më të popullarizuara në internet. Ai gjithashtu ka qenë edhe objekt i hakerëve dhe sulmeve në internet.

Hakerët kanë arritur të keqpërdorin lëshimin në faqen e internetit të YouTube që i lejoi ata të ridrejtojnë përdoruesit tek faqe për të rritur, dhe për t’iu dërguar atyre mesazhe false pop-up.

Disa video të Bieber u vënë si cak sulmi, me komente abuzive rreth paraqitjes së këngëtarit në disa klipe dhe me mesazhe që pretendonin se ai ka vdekur.  Madje këngëtari u detyrua që përmes Twitter të dërgojë një cicërim dhe t’i lajmëroj të gjithë se është gjallë.

LEXO EDHE:  Apple përfundon në gjykatë për komisionet që mban gjatë blerjes së aplikacioneve

Lajmet e fundit>