Analiza

Çka ofron versioni i ri i iTunes?

Publikuar , 10 Shtator 2009
0
Çka ofron versioni i ri i iTunes?

Gjatë këtij evenimenti Steve Jobs i është rikthyer publikut me plotë entuziazëm dhe nuk i ka dëshpëruara ata duke iu paraqitur iPod Nano dhe Shuffle më të avancuar dhe më të lirë, demonstrime të shumta nga aplikacionet e reja të iPhone, etj.

Ashtu siç është parashikuar, iTunes 9.0 (Mac ose Windows) ishte gjithashtu në agjendë dhe pranoi një numër të madh të avancimeve të veçorive për të bërë navigimin dhe sinkronizimin me pajisjen tuaj më të lehtë. iTunes 9.0 është i gatshëm për ju qysh prej këtij momenti.

iTunes 9 është pastruar për navigim më të lehtë, ridizajnuar me një shtresë të re dhe një sistem të ri të menyve me ndarje të zeza përgjatë pjesës së sipërme të ndërfaqes së iTunes Store. Këto ndarje zëvendësojnë navigimin e vjetër me rrëshqitje anësore për të zgjedhur mes kategorive si muzikë, aplikacione, filma dhe podcasts. Shtresimi për përmbajtjet e reja në iTunes Store gjithashtu është përmirësuar, me përmbajtje më të shfletueshme në secilën kategori.

Së bashku me përmirësimet e ndërfaqes së iTunes Store, Apple ka paralajmëruar pako të reja digjitale, të cilave iu është referuar si LP. Sipas Apple, blerja e albumit të plotë tani do të ju ofrojë juve përmbajtje të re, disi ngjashëm si ekstrat që gjenden në DVD. .Ju mund të shfaqni këngë me tekst, të hulumtoni përmbajtjen shtesë, dhe të shihni përmbajtje ekstra të krijuara nga vetë krijuesit e muzikës. Përveç kësaj ju gjithashtu merrni përmbajtjen e njëjtë edhe për filma.

Mënyra sesi ndërveproni  me iPhone dhe iPod Touch gjithashtu është përmirësuar. Tani ekrani juaj kryesor (Home Screen) mund të ndërveprohet më dukshëm, mu brenda dritares së iTunes, duke ju lejuar të tërhiqni aplikacione kudo që dëshironi për ti sinkronizuar me pajisje. Aplikacionet mund të tërhiqen prej faqes në faqe, dhe kur përfundoni me to thjeshtë klikoni për të aplikuar ndryshimin dhe fillon sinkronizimi me pajisje. Sinkronizimi me iPhone gjithashtu është përmirësuar, përmes aftësisë për të përzgjedhur sinkronizimin e artistëve apo listave muzikore në mënyrë specifike, apo sinkronizmin e fotografive përmes albumeve apo fytyrave.

LEXO EDHE:  AKEP: Emigrantët paguajnë 27 herë më shumë për të folur me Shqipërinë sesa tarifat lokale

Steve Jobs gjithashtu bëri të ditur se iTunes tani ofron Home Sharing. Kjo veçori e re do t’ju lejojë të shkëmbeni këngë të blera përgjatë një rrjeti të shtëpisë. Gjersa të gjithë kompjuterët janë në të njëjtin rrjet si llogaria në iTunes, ju mund të tërhiqni këngët për ti kopjuar ato në kompjuterë tjerë. iTunes 9 gjithashtu do të sinkronizojë në mënyrë automatike këngët e blera rishtas përgjatë të gjithë kompjuterëve në rrjetë.

Në përgjithësi, përmes përmirësimeve në ndërfaqen e iTunes Store, është paraqitur një mënyrë më e mirë për të organizuar aplikacione në iPhone ose iPod Touch.

Lajmet e fundit>