Vëzhgim

Kablloja HDMI së shpejti mund t’i takojë së kaluarës

Publikuar , 04 Korrik 2010
0
Kablloja HDMI së shpejti mund t’i takojë së kaluarës

Kabloja HDBaseT kombinon sinjale audio dhe video, USB, rrjet dhe madje edhe elektricitet në një kabllo të vetme dhe pritet që të zëvendësojë HDMI-në, kur do të fillojë të paraqitet më vonë gjatë këtij viti.

Kablloja ishte dizajnuar nga aleanca HDBaseT që përfaqëson një kulminacion të tentimeve të Sony, Samsung, LG dhe Valens. Duke kombinuar të gjitha lidhjet normale që gjinden në shtëpi, kompanitë e lartëpërmendura po shpresojnë të krijojnë një standard të ri industrial. Shumica e gjeneratave të tanishme të ekraneve sipas të gjitha gjasave do të jenë të papërshtatshme me standardin e ri për shkak se kanë mungesë të një porti ethernet që përkrah kabllon.

Aleanca HDBaseT insiston se kablloet e reja nuk do të kenë nevojë të blehen për shkak të teknologjisë që punon me kablloet e tanishme të rrjetit, kabllot ethernet dhe me konektorin RJ-45.

Në një intervistë me ThinQ.co.uk, një zëdhënës i aleancës HDBaseT shpjegoi se kablloja mundëson “një rrjet të burimeve – siç është DVR, Blu-Ray, konzola të luajtjes, PC dhe pajisjet mobile – që të lidhen drejtpërsëdrejti në ekrane në lokacione të shumta”.

Kabllot e tanishme HDMI 1.4 lejojnë sinjale stereskopike 3D që të dërgohen në TV si dhe mundësojnë edhe transmetimin të përmbajtjeve normale dhe në definicion të lartë. HDBaseT është në gjendje të bëjë të njëjtën punë por gjithashtu shton mundësinë për të përdorur edhe një lidhje ethernet 100 MB/sek dhe dërgim të energjisë në nivele deri në 1000 W.

Drejtori i aleancës HDBaseT, Ariel Sobelman shpreson që kablloja do të bëhet lider i radhës, me standardin e gjeneratave të reja të televizorëve.

LEXO EDHE:  Kina mendon se Inteligjenca Artificiale tek armët luftarake është kërcënim për paqen globale

Lajmet e fundit>