Blog

Kabllot optikë nënujor mund të përdoren për të zbuluar tërmetet thonë shkencëtarët

Nga: PCWorld
Publikuar , 20 Maj 2022
70% e sipërfaqes së Tokës është ujë por të gjitha stacionet sizmike janë në tokë sepse është shumë e vështirë dhe e kushtueshme të instalohen sensorë të përhershëm në tabanin oqeanik. Kabllot optikë nënujor mund të përdoren për të zbuluar tërmetet thonë shkencëtarët

Kabllot optik nën ujor mund të përdoren për të zbuluar tërmetet dhe tsunamit si dhe monitoruar sesi ndryshimi klimaterik ndikon në rrymat oqeanike.

Këto kabllo mund të përdoren si sensorë ndërsa shkencëtarët testuan teknikën në një lidhje optike mes Britanisë dhe Kanadasë.

Duke qenë se instalimi i sensorëve në tabanin e oqeanit është shumë i kushtueshëm, vetëm pak ekzistojnë në mbarë botën thonë shkencëtarët.

70% e sipërfaqes së Tokës është ujë por të gjitha stacionet sizmike janë në tokë sepse është shumë e vështirë dhe e kushtueshme të instalohen sensorë të përhershëm në tabanin oqeanik.

Por me qindra kabllo optikë që fund të oqeaneve që formojnë internetin global janë një mundësi e madhe. Përllogaritet se 430 të tillë janë rreth e qark botës me gjatësi prej 1.3 milionë kilometër.

Dridhjet, presioni dhe ndryshimet e temperaturës ndikojnë në shpejtësinë e dritës e cila udhëton nëpër kabëll në nivele shumë të ulëta. Por hulumtuesit thanë se kishin arritur të identifikonin tërmete duke përdorur një kabëll optik 5,860km që lidh Kanadanë me Britaninë.

Teknika hap mundësi të shumta përdorimi siç është monitorimi i rrymave oqeanike apo për të parë sesi ndryshimi i temperaturës globale ndikon në tabanin oqeanik. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Apple përgatitet për lançimin e dhjetëra pajisje të reja