Vëzhgim

Kalifornia e shpall 16 tetorin si Dita e Steve Jobs

Publikuar , 15 Tetor 2011
0
Kalifornia e shpall 16 tetorin si Dita e Steve Jobs

Në një cicërimë të dërguar tek më shumë se 1 milion  përcjellësit e tij në Twitter gjatë mbrëmjes së të premtes, guvernatori Jerry Brown tha: “Kjo diel do të jetë Dita e Steve Jobs në Shtetin e Kalifornisë.”

Jobs ndërroi jetë më 5 tetor dhe ishte varrosur dy ditë më vonë gjatë një furnerali të vogël privat. Që nga kjo ngjarje,  njerëz të shumtë – duke përfshirë kryetarin e Shtetet e Bashkuara, Barack Obama, Bill Gates i Microsoft dhe Mark Zuckerberg i Facebook – janë ndjerë si të pikëlluar për të dhe i kanë përmendur të arriturat e tij.

Disa momente përkujtimore gjithashtu janë bërë për ta nderuar njeriun i cili bashkëthemeloi ndërmarrjen Apple me Steve Wozniak. New York Times raportoi gjatë të premtes që 16 tetori do të jetë dita kur Apple mban një ngjarje përkujtimi për Jobs në Universitetin Standford për “ekzekutivët e shquar të Silicon Valley”. Jobs kishte dhënë një ligjëratë në Standford në vitin 2005, të cilën mund ta shihni më poshtë.

Më herët, Apple lajmëroi që do ta bëjë një ngjarje përkujtimi vetëm nga punëtorët për Steve Jobs më 19 tetor në selitë e ndërmarrjes në Kupertino të Kalifornisë./pcworldalbanian

LEXO EDHE:  Që nga 2010 tregu i kamerave ka rënë me 84%

Lajmet e fundit>