Harduer

Kamera 10x e Samsung mund të rikthehet tek Galaxy S23

Nga: PCWorld
Publikuar , 27 Korrik 2022
Megjithatë është i paqartë fakti nëse kompania do të ofrojë një kamër të dytë zmadhim siç kemi parë në gjeneratat e kaluar me sensorin 3x. Kamera 10x e Samsung mund të rikthehet tek Galaxy S23

Samsung debutoi kamerën periskop me zmadhim 10X me Galaxy S21 Ultra vitin e kaluar duke ofruar rritje të ndjeshme të cilësisë së imazhit kur përdoruesit zmadhonte në distanca të largëta.

Kompania do të mbante këtë kamër për Galaxy S22 Ultra duke përmirësuar softuerin. Tani sipas raportimeve të industrisë thuhet se Galaxy S23 Ultra do të përdorë kamerën 10-megapiksel periskop gjithashtu por duke përmirësuar cilësinë e kamerës në forma të tjera.

Brendi Korean mund të përmirësojë cilësinë e imazhit duke ofruar një mbulesë më cilësore të lentës ose të përdorë hapje më të madhe për të ofruar imazhe më cilësore.

Megjithatë është i paqartë fakti nëse kompania do të ofrojë një kamër të dytë zmadhim siç kemi parë në gjeneratat e kaluar me sensorin 3x.

Samsung dhe Huawei janë dy kompanitë e vetme që ofrojnë kamera 10x periskop. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Samsung zbulon një sensor 200-megapiksel, vjen në smartfonët e 2023