Harduer

Kamera 600-megapiksel nga Samsung realitet në 2025

Nga: PCWorld
Publikuar , 09 Shtator 2021
Nëse po mendoni se ky sensor do të vijë tek smartfonët gaboheni. Samsung ka folur më herët se sensorët e një madhësie të tillë do të përdoren tek makinat me sistem vetëdrejtimi, realitetin virtual dhe dronët. Kamera 600-megapiksel nga Samsung realitet në 2025

Samsung aktualisht udhëheq luftën e megapikselëve ndërsa vetëm pak ditë më parë prezantoi një sensor 200-megapiksel. Megjithatë gjiganti Korean nuk do të ndalet këtu. Vitin e kaluar zbuloi planet për të sjellë kamerat 600-megapiksel në treg dhe ky realitet është vetëm pak vite larg.

Gjatë një prezantimi në një samit në Evropë, një ekzekutiv i kompanisë tha se Samsung do të sjellë sensorët 576-megapiksel në treg në 2025. Detajet rreth tij janë të pakta por Samsung më tepër mësohet të ketë thënë se syri i njeriu është i aftë të riprodhojë 500-megapiksel.

Nëse po mendoni se ky sensor do të vijë tek smartfonët gaboheni. Samsung ka folur më herët se sensorët e një madhësie të tillë do të përdoren tek makinat me sistem vetëdrejtimi, realitetin virtual dhe dronët.

Gjithsesi nuk do të thotë se nuk kemi për të parë sensorë të mëdhenj tek kamerat. Sensori 200-megapiksel i Samsung pak vite më parë ishte thjeshtë një koncept. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Samsung përditëson modelet e vjetra Galaxy Watch

Tags >

samsung