Harduer

Kamera e Galaxy S11 do të zërë një hapësirë të konsiderueshme dhe Samsung ka një arsye të fortë

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 06 Dhjetor 2019
0
Telefoni gjithashtu do të përfshijë një sensor Time-of-Flight (ToF) marrë nga Galaxy Note 10 i këtij viti. Kamera e Galaxy S11 do të zërë një hapësirë të konsiderueshme dhe Samsung ka një arsye të fortë

Imazhet e para të përpunuara në bazë të pjesëzave të informacionit publikuar gjer më sot të Galaxy S11, sugjeronin se telefoni do të kishte një hapësirë të konsiderueshme në pjesën e pasme rezervuar për kamerën.

Sipas një raporti të Bloomberg tashmë kemi një ide të qartë pse kamera do të zërë aq shumë vend. Telefoni më i mirë i Samsung për 2020-ën do të ketë sensor 108-megapiksel së bashku me një sensor me kënd super të gjerë dhe lente zmadhimi telefoto 5X.

Telefoni gjithashtu do të përfshijë një sensor Time-of-Flight (ToF) marrë nga Galaxy Note 10 i këtij viti. Por kompania ka planifikuar të përdorën sensorin 108-megapiksel edhe në telefonin e dytë me ekran me palosje i cili do të ketë dizajn guaske.

Sensor 108-megapiksel është zhvilluar nga vetë Samsung në bashkëpunim me Xiaomi dhe është materializuar në formën e Mi Note 10. Samsung ka vendosur të ndryshojë sensorin 12-megapiksel të përdorur që prej Galaxy S7 në 2016-ën. Natyrisht megapikselët nuk tregojnë të gjithën, por me Galaxy S11 kamera për herë të parë në vite do të jetë ndryshe nga ajo e paraardhësit. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Galaxy S11 do të jetë një superfuqi fotografike dhe informacionet e fundit e provojnë

Lajmet e fundit>