Harduer

Kamera e Galaxy S9+ më e mira në botë, në hije iPhone X dhe Pixel 2

Mar 2 2018
0 Shpërndarje
Në ambiente me dritë të paktë, kamera përdor hapjen f/1.5 ndërsa në të kundërt, hapjen f/2.4. kamera e Galaxy S9 mori kritika vetëm në një front, atë të autofokusit. Kamera e Galaxy S9+ më e mira në botë, në hije iPhone X dhe Pixel 2

Po kërkoni kamerën më të mirë që një smartfon mund të ofrojë? DxOMark thotë se ka ardhur koha të hidhni në kosh iPhone X ose Google Pixel 2 dhe të filloni përdorimin e një Galaxy S9+.

Ky i fundit shënoi rezultatin më ë lartë dhënë për kamerën e një smartfoni, 99 pikë. Galaxy S9+ gjithashtu mori 104 pikë në cilësinë e fotove, një tjetër vlerësim rekord dhënë një telefoni.

“Galaxy S9 Plus është një telefon pa asnjë dobësi reale sa i takon kamerës. Në secilin prej modaliteteve, kamera performon shkëlqyeshëm duke ofruar cilësi të qëndrueshme të fotove dhe videove edhe në dritë të pakët.

Gjithashtu është telefoni me nivelet më të larta të zmadhimit dhe simulimit të efektit bokeh,” shkruante DxOMark.

Vlen të përmendet performanca e shkëlqyer në dritë të paktë falë lentës me hapje dinamike e cila përshtatet sipas kushteve të dritës.

Në ambiente me dritë të paktë, kamera përdor hapjen f/1.5 ndërsa në të kundërt, hapjen f/2.4. kamera e Galaxy S9 mori kritika vetëm në një front, atë të autofokusit.

Sipas DxOMark, autofokusi i kamerës së S9+ nuk është më e shpejta që kanë testuar megjithatë nuk përbën problem për përdoruesit. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>