Harduer

Kamera e re 360 gradëshe Garmin është rezistente ndaj ujit dhe regjistron audio 3D

Publikuar , 24 Maj 2017
0
Po kjo nuk është një kamër e zakonshme sepse mund të masë shpejtësinë, lartësinë dhe distancën e përshkruar. Kamera e re 360 gradëshe Garmin është rezistente ndaj ujit dhe regjistron audio 3D Photo Source: Garmin

Garmin filloi zgjerimin e linjës së kamerave 360 gradëshe me një produkt të ri, VIRB 360, një kamër në formë sferike rezistente ndaj ujit. VIRB 360 do të kushtojë 799 dollar dhe del në shitje në Qershor.

Ajo mund të realizojë video sferike me rezolucion deri në 5.7K. Ka katër mikrofonë të aftë të kapin audio 360 gradë. Përdoruesit mund të presin deri në një orë jetëgjatësi baterie në varësi të konfigurimit dhe modaliteteve të përdorura.

Po kjo nuk është një kamër e zakonshme sepse mund të masë shpejtësinë, lartësinë dhe distancën e përshkruar. Ka të përfshirë GPS dhe GLONASS dhe është e përshtatshme me aksesorët e matjes së rrahjeve të zemrës.

Për këto arsye VIRB 360 është një opsion më atraktiv sesa modeli 400 dollarësh Nikon KeyMission e madje më i lirë sesa Samsung Gear 360. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Apple rrezikon penalitete nga Samsung për shitjet e dobëta të iPhone

Tags >

Garmin
Lajmet e fundit>