Harduer

Kamera e re e Sony është ëndrra e një vlogeri

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 26 Korrik 2019
0
Veçanërisht kamera do të ishte e dobishme për fotografët në natyrë. Kjo sepse RX100 VII vjen i pajisur me gjurmimin në kohë reale EYE AF që do thotë se funksionon mbi njerëzit por edhe kafshët. Kamera e re e Sony është ëndrra e një vlogeri

Kamera më e fundit drejto dhe shkrep e Sony është një përbindësh. RX100 VII zbuluar ditën e sotme është pajisur me disa prej teknologjive më të avancuara të gjurmimit dhe autofokusit.

Varianti i 7-të i RX100 është një specie tjetër. Vjen me një portë për mikrofon të jashtëm dhe Modalitetin “Single Burst Driving Shooting” i cili mund të realizojë deri në shtatë foto me një të shkrepur.

Kamera vjen me sensor imazh CMOS me tre nivele dhe gjeneratën e fundit të procesorit BIONZ X. Kjo dyshe bën të mundur që kamera të ofrojë shpejtësi dhe aftësi të larta AF që zakonisht ja atribuojmë kamerave full-frame.

Fotot e turbullta tashmë janë diçka që i përkasin të kaluarës. Ashtu si prodhuesit e tjerë të kamerave, Sony ka punuar për përmirësimin e teknologjisë së autofokusit. Kompania thotë se RX100 VII ka autofokusin më të shpejtë në botë duke fokusuar objektin në 0.02 sekonda. Kamera gjithashtu ka 425 pika gjurmimi AF.

Veçanërisht kamera do të ishte e dobishme për fotografët në natyrë. Kjo sepse RX100 VII vjen i pajisur me gjurmimin në kohë reale EYE AF që do thotë se funksionon mbi njerëzit por edhe kafshët.

RX100 VII Del në shitje në Gusht dhe çmimi do të jetë afro 1,200 dollarë. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Mozilla zëvendëson Firefox me Fenix në Android

Tags >

Sony
Lajmet e fundit>