Harduer

Kamera Polaroid “Socialmatic” tashmë është e disponueshmë për porositje

Publikuar , 06 Dhjetor 2014
0
Kamera Polaroid “Socialmatic” tashmë është e disponueshmë për porositje

5aa06b563f26d926f27b6f1648db4fe6fd4a6aabPolaroid, një kompani e cila përfaqësohet nga kamerat dhe aparatet tradicional po sjell produktet e saj në kohën e mediave sociale me anë të Polaroid Socialmatic.

Tashmë e disponueshme për tu porositur në Amazon, Socialmatic është një kombinim i kamerave klasike më aftësinë për të ngarkuar direkt foto në rrjetet tuaja sociale duke përfshirë këtu dhe Instagram.

Kjo pajisje ka një kamera kryesore 14 megapixel dhe një tjetër për të shkrepur selfie 2 megapixel. Falë sistemit operativ Android dhe ekranit 4.5 inç Socialmatic mund të përdoret dhe si një kamera inteligjente ku ju mund të navigoni në internet dhe të keni akses në e-mailin tuaj.

Ajo që është më e rëndësishmja është që ju mund të shpërndani fotot që keni në Socialmatic në aplikacionet e rrjeteve sociale si Facebook, Twitter dhe sigurisht Instagram me anë të një lidhje Wi-Fi. Socialmatic gjithashtu përfshin Bluetooth dhe GPS, kështu që ju mund të lidhni kamerën me smartfonin tuaj. Ajo përfshin 4GB memorie e cila mund të zgjerohet deri në 32GB ku ju mund të ruani një numër masiv fotosh dhe videosh. Një tjetër detaj i rëndësishëm është se kjo pajisje është rezistente ndaj ujit.

Përsa i përket çmimit, Socialmatic do të kushtojë 299 $. Nëqoftëse ky nuk ju duhet, me një çmim i përballueshëm ju mund të provoni të blini Polaroid’s Cube, një kuti e vogël 3.5mm me të cilin ju mund të regjistroni video apo të shkrepni foto brenda një çmimi prej 99 $. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  Katër në pranga në Indi për një mashtrim 14 milionë dollarësh në kriptomonedha

Lajmet e fundit>