Harduer

Kamerat 3D do të ridizajnojnë radikalisht iPhone e vitit të ardhshëm

Publikuar , 31 Dhjetor 2018
0
Kamerat kanë revolucionarizuar telefonët dhe atë çfarë kemi parë edhe kamerat 3D do të bëjnë të njëjtën gjë shprehej një ekzekutiv i Sony. Kamerat 3D do të ridizajnojnë radikalisht iPhone e vitit të ardhshëm

iPhone do të ridizajnohet komplet në 2020-ën por deri atëherë e dimë se planet e Apple janë modest në aspektin e dizajnit me një fokus tek ulja e çmimeve.

Por si do të krijojë entuziazëm me iPhone e 2019-ës?

Bloomberg zbuloi se Apple do të punojë me Sony për integrimin e kamerave 3D në gjeneratën e ardhshme të iPhone.

Kjo teknologji me potencialin për të transformuar fotografinë, sigurinë dhe eksperiencën me lojërat.

Kamerat kanë revolucionarizuar telefonët dhe atë çfarë kemi parë edhe kamerat 3D do të bëjnë të njëjtën gjë shprehej një ekzekutiv i Sony.

Me iPhone e ardhshëm që debuton në Shtator duhet të entuziazmoheni që tani.

Për tu diferencuar nga rivalët kamerat 3D të Sony përdori një teknologji të njohur si “Time of Flight.”

Ajo dërgon impulse lazeri dhe mat kohën që u duhen për tu rikthyer dhe krijuar modele 3D nga 5 metra largësi.

Për çfarë mund të përdoret? Në aspektin fotografik mund të fokusojë çdo pjesë të fotos e madje të gjurmojë objektet natën. Për sigurinë mund të krijojë një hartë të fytyrës së njeriu duke eliminuar përdorimin e aq shumë sensorëve të Face ID dhe hequr “notch” një herë e mirë.

Së fundi Sony foli për Bloomberg për potencialin e kamerave 3D të distancave të gjata të cilët mund të përdoren për të krijuar eksperienca AR dhe VR. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  VPN falas dhe pa limit sjell shfletuesi Opera në Android

Tags >

AppleSony
Lajmet e fundit>