Harduer

Kamerat e smartfonëve Xiaomi do të përmirësohen ndjeshëm falë një partneriteti të ri

Nga: PCWorld
Publikuar , 23 Maj 2022
Xiaomi nuk është prodhuesi i parë Kinez që përdor teknologjinë e brendit të njohur të kamerave. Kamerat e smartfonëve Xiaomi do të përmirësohen ndjeshëm falë një partneriteti të ri

Pas disa spekulimeve ditën e sotme Xiaomi konfirmoi bashkëpunimin afatgjatë dhe “strategjik” me Leica, për zhvillimin e një smartfon flagship në Korrik të 2022.

Është bashkëpunimi më i fundit i kompanisë specializuar në fotografi dhe teknologji kamerash pas partneritetit me Sharp, Huawei dhe Panasonic.

Xiaomi nuk është prodhuesi i parë Kinez që përdor teknologjinë e brendit të njohur të kamerave. Në fund të 2020-ës Vivo ndoqi hapat e Nokia duke bashkëpunuar me Zeiss me seritë X80.

Së fundi Oppo dhe OnePlus filluan bashkëpunimin me Hasselblad përfshirë seritë Find X5 dhe OnePlus 10 Pro.

Detajet rreth produktit të ardhshëm janë të pakta me përjashtim të një procesori Snapdragon 8+ Gen 1. Emërtimi gjithashtu është i paqartë por me shumë gjasa do të quhet Xiaomi 13. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Apple rrit prodhimin e iPhone 13 Pro dhe 13 Pro Max nga kërkesa lartë