Biznes

Kamioni i parë elektrik eActros i Daimler hyn në prodhim në 2021

Feb 22 2018
0 Shpërndarje
Kamioni i parë elektrik eActros i Daimler hyn në prodhim në 2021

Daimler tha ditën e Mërkure se do të fillojë prodhimin e kamionëve të rëndë elektrikë me një rang prej 200 kilomtrash në 2021.

Një vit më parë Daimler tha se eActros do të jetë kamioni i parë që do të hyjë në prodhim në masë në 2020-ën.

Daimler dhe rivalët, si Tesla dhe Volkswagen Man, i kanë hyrë një gare për të sjellë kamionët elektrikë në treg të aftë të përballen me rivalët me karburantë dhe reduktuar ndotjen.

Në Nëntor, një grup prodhuesish Gjermanë të automobilave ku përfshihet edhe Daimler tha kanë nisur një bashkëpunim për të ndërtuar një rrjet prej 400 stacionesh për ngarkimin e makinave elektrike deri më 2020-ën.

Ky grup përbëhet nga BMW, Daimler, Ford dhe Volkswagen së bashku me filialet Audi dhe Porsche. /PCWorld Albanian

 

 

Tags >

Daimler
Lajmet e fundit>