Blog

Kampioni i botës në lojën Kineze 3,000 vjeçare tërhiqet sepse nuk mund dot inteligjencën artificiale

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 28 Nëntor 2019
0
Lee Se-dol është i vetmi njeri i cili ka arritur të mund softuerin AlphaGo të zhvilluar nga kompania Deepmind e Google. Kampioni i botës në lojën Kineze 3,000 vjeçare tërhiqet sepse nuk mund dot inteligjencën artificiale

Një prej lojtarëve më të mirë të lojës strategjike Go ka vendosur të tërhiqet për shkak të ngritjes së inteligjencës artificiale e cila nuk mundet dot.

Lee Se-dol është i vetmi njeri i cili ka arritur të mund softuerin AlphaGo të zhvilluar nga kompania Deepmind e Google.

Në 2016-ën ai mori pjesë në një ndeshje prej 5 fazash kundër AlphaGo, duke humbur 4 prej tyre dhe fituar vetëm 1.

Koreano-Jugori ka vendosur të tërhiqet pasi mësoi se nuk është më në krye dhe nuk e di nëse do të jetë i pari përsëri.

“Ekziston një entitet që nuk mundet,” tha 18 herë kampioni i botës në Go për agjencinë e lajmeve Yonhap.

Ai konsiderohet si një prej lojtarëve më të mirë në epokën modern. 36 vjeçari ka filluar të luajë që prej moshës 5 vjeç dhe është shndërruar në profesionist vetëm pas 7 vitesh.

Humbja e tij përballë AlphaGo u pa si një prej momenteve më të arrira të inteligjencës artificiale. Go është një lojë mëse 3,000 vjeçare dhe luhet prej shekujsh. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Një dizajn radikal mund të rrisë jetëgjatësinë e baterive të smartfonëve

Lajmet e fundit>