Biznes

Kanalet premium në YouTube mund të kushtojnë 1-5 dollarë në muaj

Publikuar , 31 Janar 2013
0
Kanalet premium në YouTube mund të kushtojnë 1-5 dollarë në muaj

Youtube YouTube mund të futet në biznesin e abonimit të videove, nëse raporti për këtë shërbim është i saktë.

Sipas burimeve të paidentifikuara të AdAge, YouTube dëshiron që të ofrojë kanale me pagesë me një çmim prej 1 deri 5 dollarë në muaj.

Në këtë biznes në fillim do të ishin rreth 25 kanale, ndoshta duke filluar në tremujorin e dytë të këtij viti me një lajmërim në fund të muajit prill. Por mos i mendoni abonimet e YouTube si Netflixi ose Hulu Plus.

Në vend të grumbullimit të kanaleve të veta me emisione dhe filma të njohur televizivë, YouTube raportohet që dëshiron të krijojë versionet premium të të kanaleve ekzistuese të YouTube, si ato të ofruara nga Machinima dhe Maker Studios, që krijojnë përmbajtjen e tyre ekskluzivisht për internet.

YouTube do të mund të provonte që të tërheqë disa rrjete të vogla kabllore që nuk kanë tërhequr shumë përgjatë shërbimeve tradicionale për pagim të shërbimeve televizive. (Ashtu siç tregon AdAge, CEO i YouTube, Salar Kamangar aludoi për këtë mundësi një vit më parë.)

youtube logoTingëllon sikur kanalet premium, nëse vërtet vijnë, do të jenë një shtojcë e nismës së YouTube për përmbajtje origjinale, një përpjekje konkurrente me TV televiziv duke financuar tërësisht shfaqjet e reja të bazuara në ueb.

Google shpenzoi mbi 150 milionë dollarë në valën e parë të përmbajtjes në vitin 2011 dhe vitin e kaluar tha që do të shpenzojë edhe 200 milionë dollarë të tjerë për të mbajtur në funksionim projektin. (PC World Albanian)

LEXO EDHE:  Kënga e Justin Bieber nuk është më videoja më e papëlqyer në YouTube

Tags >

youtube
Lajmet e fundit>