Blog

Kanali televiziv Britanik krijon një deepfake të Mbretëreshës së Anglisë

Nga: PCWorld
Publikuar , 24 Dhjetor 2020
0
Teknologjia deepfake mund të përdoret për të krijuar përmbajtje video sikur të ishin të vërteta dhe zakonisht shfrytëzohet për të përhapur dezinformim. Kanali televiziv Britanik krijon një deepfake të Mbretëreshës së Anglisë

Çdo vit Mbretëresha e Anglisë jep mesazhin e saj për festat e fundvitit. Zakonisht këtë mesazh e përcjell përmes kanaleve tradicionale të BBC dhe ITV.

Po kësaj here Mbretëresha Elizabeth do të japë mesazhin e saj edhe Channel 4 por nuk është Mbretëresha që njohim. Përkundrazi është një deepfake e Mbretëreshës e transmetuar në Channel 4 dhe qëllimi i saj është që të paralajmëroi njerëzit për manipulimin në epokën dixhitale.

Teknologjia deepfake mund të përdoret për të krijuar përmbajtje video sikur të ishin të vërteta dhe zakonisht shfrytëzohet për të përhapur dezinformim.

Në mesazhin prej 5 minutash, deepfake flet për disa tema kontroverse që kanë prekur kurorën e Anglisë përfshirë vendimin e Dukës dhe Dukeshës së Sussex për tu largua nga Britania.

Disa të tjerë kanë thënë se videoja është fyese dhe nuk duhej publikuar në median sociale. Deepfake është krijuar nga studioja fituese e Oskar VFX Framstore. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Një bot deepfake po përdoret në Telegram për të zhveshur femrat

Tags >

Deepfake