Lajmet

Kanë kaluar 11 vite dhe njerëzit nuk janë ende gati të largohen nga Windows 7

Nga: PCWorld
Publikuar , 07 Gusht 2020
0
Në tërësi sistemet operative të Microsoft gjenden në 87.03% të pajisjeve. Mac OS vjen i dyti me 8.95% dhe Linux me 3.57%. Kanë kaluar 11 vite dhe njerëzit nuk janë ende gati të largohen nga Windows 7

Windows 7, lançuar për herë të parë në 2009, pati një adoptim të lartë krahasuar me versionin e kaluar Windows Vista dhe popullariteti i saj la në hije edhe dy gjeneratat e ardhshme si Windows 8 dhe Windows 8.1.

Në 2015-ën mbaroi mbështetja e përgjithshme dhe për 5 vitet në vijim mori vetëm përditësime sigurie dhe mbështetje teknike deri në 14 Janar 2020.

Ndërsa Microsoft e ka braktisur tashmë, përdoruesit ende jo.

Sipas NetMarketShare, Windows 7 është instaluar në 23.34% të pajisjeve, vetëm 2% më pak sesa ishte në Janar.

Përdorimi i lartë i Windows 7 nuk është lajmi i keq për Windows 10. Microsoft më në fund ka arritur objektivin e 1 miliardë pajisjeve me Windows 10 në muajin Mars duke humbur parashikimin me 20 muaj.

Windows 10 është rritur gradualisht dhe tani qëndron në 59.37% të pajisjeve. Windows 8.1 vijon rënie edhe pse është instaluar në 2.87%.

Windows XP ka një përqindje tregu prej 0.82% dhe një numër shumë i vogël përdor Windows Vista.

Në tërësi sistemet operative të Microsoft gjenden në 87.03% të pajisjeve. Mac OS vjen i dyti me 8.95% dhe Linux me 3.57%. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Microsoft rregullon një prej problemeve më të mëdha të Chrome