Analiza

Kansas është fituesi i rrjetit super të shpejtë të Google

Publikuar , 30 Mars 2011
0
Kansas është fituesi i rrjetit super të shpejtë të Google

Edhe pse ka kaluar një kohë e gjatë prej se është përmendur vënia në vepër e këtij rrjeti, më në fund është bërë e ditur se Google ka zgjedhur qytetin e Kansasit për të instaluar rrjetin e parë super të shpejtë të fibrave. Pasi ka pranuar aplikime të më shumë se 1,100 qyteteve Google ka zgjedhur qytetin e Kansasit për shkak të shtrirjes së saj gjeografike dhe për shkak të organizimit dhe entuziazmit të komunitetit.

Gjiganti kërkues ka nënshkruar një kontratë zhvillimi me qytetin dhe do të punojë “për së afërmi me organizatat lokale, bizneset dhe Universitetet për të sjellë web eksperiencën e gjeneratës së ardhshme tek komuniteti”. Rrjeti i ri do të jetë në gjendje të sjellë shpejtësi deri në 1Gigabit, apo 100 herë më të shpejtë sesa rrjetet ekzistuese të shpejtësisë së lartë.

Kauffman Foundation, KCNext dhe Universiteti i Qendrës Mjekësore të Kansasit janë shënjestruar si institucione që do të punojnë në veçanti më afër me Google në këtë projekt.

Google për herë të parë ka bërë të ditur planet për të paraqitur një rrjet të shpejt të fibrave para një viti, por përderisa u hap konkursi pati edhe shumë konkurrime të çuditshme mes qyteteve. Qytetet si Topeka riemëruan vetën si “Google, Kansas” e qytete të tjera bënë video në YouTube dhe takime publike për të tentuar që të fitojnë vëmendjen e Google. Vitin e kaluar, Milo Medin, zëvendës president i Google i shërbimeve të qasjes, ishte vënë në detyrë të udhëheqjes së projektit. /pcwordlalbanian

LEXO EDHE:  Prodhuesi i telefonëve Nokia rritje rekord të shitjeve me 782%

Lajmet e fundit>