Vëzhgim

Kanye West performon në qendrën e Twitter

Publikuar , 29 Korrik 2010
0
Kanye West performon në qendrën e Twitter

Ai bëri këtë performancë pasi ai vizitoi një ditë më parë zyrat e Facebook në Palo Alto, dhe performoi edhe atje gjersa po qëndronte mbi një tavolinë.

Më pas në ueb faqen e tij, West postoi një letër për Facebook, në të cilin ai falënderoi stafin për përkrahjen e tyre. Ai shkroi: “Energjia juaj ishte një dhuratë aq elektrike, aq origjinale, sa që vërtetë më ka ndihmuar të ofrojë maksimumin tim. Energjia ishte aq inspiruese sa që më duhej të vazhdoja! Shpresoj se ju keni marr aq shumë prej meje sa ka marr une prej juve!

Vizita e tij në Twitter ka ardhur pasi ai është regjistruar në ueb faqen për mikroblog. Ai cicëroi: “Ne kemi pasur një ditë të shkëlqyer në Silicon Valley. Po ndihem i inspiruar në maksimum në këto momente”.
Në fund të ditës së parë si anëtarë i Twitter, West tërhoqi më shumë se 200.000 përcjellës. Albumi i tij i ri pritet të paraqitet me 14 shtator.

LEXO EDHE:  Pse Samsung One UI është një prej softuerëve më të mirë vendosur në një smartfon

Lajmet e fundit>