Blog

Kapet në flagrancë me 200 iPhone dhe Samsung në Rinas

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 25 Shtator 2019
0
Vlera e detyrimit doganor të shmangur dhe penaliteti kapin një vlerë prej afro 3.2 milionë lekësh. Kapet në flagrancë me 200 iPhone dhe Samsung në Rinas

Autoritetet doganore kanë kapur në Rinas 184 celularë kontrabandë, të markës ‘iPhone’ dhe ‘Samsung’.

Strukturat e Hetimit Doganor, gjatë kontrollit të ushtruar në terminalin e pasagjerëve të linjës Stamboll- Tiranë, arrestuan në flagrancë shtetasin me iniciale K.B, për veprën penale  “Kontrabandë me mallra të tjerë”, parashikuar nga neni 174 i Kodit Penal.

Vlera e detyrimit doganor të shmangur dhe penaliteti kapin një vlerë prej afro 3.2 milionë lekësh. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Tiranë, për veprime të mëtejshme. /SCAN

LEXO EDHE:  iPhone i parë me 5G vetëm në 2020-ën

Lajmet e fundit>