Analiza

Karakteret e lojërave janë shumë të bardhë dhe tepër mashkullor

Publikuar , 30 Korrik 2009
0
Karakteret e lojërave janë shumë të bardhë dhe tepër mashkullor

Udhëheqësi i studimit Dimitri Williams, një psikolog social dhe asistent profesor pranë Universitetit të Kalifornisë Jugore “Annenberg School for Coumication” vuri syrin e tij mbi 150 lojërat më të mira gjatë një viti, përgjatë nëntë platformave dhe të të gjitha nivele, dhe i renditi një nga një në bazë të reputacionit.

Në studimin e tij, Williams thekson se Latinët janë duke u bërë gjigant modest në televizion. Për kontrast, më pak se 3% e karaktereve të lojërave ishin njohur si Hispanic, dhe që të gjithë prej tyre nuk mund të luheshin, pra në përgjithësi karakter të prapaskenës.

“Fëmijët latin luajnë më shumë lojëra sesa fëmijët e bardhë. Dhe ata vërtetë nuk janë në gjendje që të luajnë me veten e tyre” tha Williams. “Për formim të identitetit ky është një problem. Dhe për gjenerim të interesit në teknologji, mund të vendos grupe të nënvlerësuara”.

“Për ironi, ka mundësi që ata të formojnë një bindje për të mos u bërë prodhues të lojërave, duke ndihmuar në zhvillimin e këtij cikli. Shumë kanë sugjeruar se lojërat funksionojnë si porta kruciale për interes në shkencë, teknologji, inxhinieri dhe matematikë”.

Femrat, amerikane vendase, fëmijët dhe më të moshuarit ishin gjithashtu të nënvlerësuar. Për shembull, vetëm 10% e karaktereve që mund të luheshin ishin femra, megjithëse sot femrat përbëjnë pothuajse 40% të lojtarëve të video lojërave.

Afro-amerikanët paraqiteshin në proporcion me numrin e tyre real në botë, por shumicën e rasteve ishin të pranishëm në lojëra sportive dhe tituj që përfaqësojnë stereotipa, shembull si 50Cent Bulletproof.

Në anën tjetër meshkujt, të bardhët dhe të pjekurit janë tejet të pranishëm.

LEXO EDHE:  Gartner konfirmon, Huawei prodhuesi i dytë më i madh në botë i telefonëve pas Samsung

Vetë studimi ishte limituar në dy rrugë të rëndësishme. Shumë lojëra përmbajnë karaktere jo-njerëzore, dhe shumë loja të tipit FPS (First Person Shooter) ishin me karaktere që nuk mund të shohin veten ose të shihen. Studimi përfshiu vetëm karaktere të dukshme që ishin qartë njerëzore.

Në studimin e tyre, autorët diskutuan arsyet e mundshme për zbulimet e tyre. Por Williams paralajmëroi n arritjen e një përfundimi. “Karakteret që zhvilluesit vendosin në lojëra nuk përshtaten me botën reale” tha ai. “Mendimet tona janë të bazuara në supozime të informuara mirë”

Megjithatë ai tha një fjalë këshilluese për zhvillues të lojërave “Ka një numër të madh të grupeve që nuk përfaqësohen. Është një mundësi e shitjes që po iu shkon huq”.

Lajmet e fundit>