Harduer

Karikuesi Super VOOC i Oppo është më i shpejti në botë

Oct 10 2018
0 Shpërndarje
Me këtë karikues 35 minuta duhen për të karikuar një Oppo Find X. Telefoni arrin 34% të baterisë në 10 minuta dhe pas 15 minutash arrin në gjysmën e tij. Karikuesi Super VOOC i Oppo është më i shpejti në botë

Karkikimi i shpejtë është bërë një teknologji e zakonshme tek telefonët e rangut të lartë.

Teknologjia Quick Charge e Qualcomm përdoret gjerësisht nga disa prodhues telefonësh.

Rezultatet më të mira janë vërejtur tek sistemi Dash Charge i OnePlus dhe një metodologji të ngjashme përdor edhe Oppo me emërtimin VOOC.

Tashmë Oppo është rikthyer me karikuesin Super VOOC dhe rezultatet janë impresionuese.

Me këtë karikues 35 minuta duhen për të karikuar një Oppo Find X. Telefoni arrin 34% të baterisë në 10 minuta dhe pas 15 minutash arrin në gjysmën e tij.

Oppo thotë se ky është sistemi më i shpejtë në botë dhe ne as që dyshojmë.

Me Dash Charge OnePlus 6 i duhen 35 minuta për të arritur 60%. Përpara se të vinte Super VOOC, karikuesi i OnePlus ishte më i shpejti.

Për fat të keq Super VOOC është i disponueshëm vetëm për disa telefonë Oppo. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>