Harduer

Karikuesit jo origjinale të Apple dështojnë në testet e sigurisë

Publikuar , 02 Dhjetor 2016
0
Karikuesit jo origjinale të Apple dështojnë në testet e sigurisë

_92799253_captureHetuesit kanë paralajmëruar konsumatorët se mund të përballen me rreziqe fatale sepse 99% e karikuesve jo origjinalë të Apple dështojnë në testet e sigurisë.

Trading standarts, kompani e cila kreu hetimet tha se paisjet elektrike të blera nëpër iPhone të blera në internet vinë nga një kompani e panjohur. Nga 400 paisje të testuara vetëm 3 prej tyre kishin izolimin e duhur për të mbrojtur konsumatorët nga një shok elektrik.

Gjatë muajit Tetor Apple bëri të ditur se kishte hapur një çështje gjyqësore ndaj një pale të trete që kompania besonte se po vinte konsumatorët në rrezik duke shitur adapter me markën e saj.

Trading Standarts nxiti konsumatorët që të blejnë karikuesit vetëm nga një prodhues i certifikuar.

“Mund të kushtojë më shumë por ata vënë në rrezik shtëpinë, familjen dhe vetë jetën tuaj,” tha shefi ekzekutiv i Trading standarts.

Si të dalloni një karikues të rremë:

  1. Kunjat e Karikuesit: Nëse karikuesi nuk vendoset me lehtësi në një prizë atëherë duhet të dyshoni. Duhet të jetë të paktën një distancë prej 9.5 mm mes kunjave të spinës.
  2. Shenjat: Kërkoni për emrin, logon, modelin dhe numrin serial të karikuesit. Nëse nuk e gjeni një të tillë duhet të shqetsoheni.
  3. Zakonisht në paketimine karikuesve origjinale gjenden udhëzimet e përdorimit por edhe paralajmërime sesi ta përdorni në kushte të sigurta. (PCWorld Albanian)
LEXO EDHE:  Huawei do të ndërtojë rrjetin 5G të operatorit më të madh celular në Rusi

Tags >

Apple
Lajmet e fundit>