Harduer

Karta e kreditit të Apple jep më shumë kredit për meshkujt sesa femrat

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 11 Nëntor 2019
0
Autoritetet financiare Amerikane kanë hapur një hetim për kartën e kreditit të Apple ku sipas shumë ankesave dhe raportimeve ofron limite të ndryshme krediti Karta e kreditit të Apple jep më shumë kredit për meshkujt sesa femrat

Autoritetet financiare Amerikane kanë hapur një hetim për kartën e kreditit të Apple ku sipas shumë ankesave dhe raportimeve ofron limite të ndryshme krediti për meshkujt dhe femrat.

Hetimi vjen pas ankesave të shumta përfshirë edhe bashkëthemeluesin e Apple Steve Wozniak se algoritmet e përdorur për të vendosur limite favorizojnë më pak femrat.

Departamenti Amerikan i Shërbimeve Financiare kontaktoi me Goldman Sachs, banka e cila menaxhon kartën e Apple.

Çdo diskriminim me qëllim apo jo bie ndesh me ligjin thanë autoritetet. Agjencia e lajmeve Bloomberg raportoi në fundjavë me sipërmarrësi i teknologjisë David Heinemeir Hansson ishte ankuar që karta e tij e Apple kishte 20 herë më shumë kredit se ajo e bashkëshortes.

Në një cicërimë Hansson tha se kjo pabarazi ekzistonte pavarësisht se bashkëshortja e tij kishte pikë krediti më shumë. Dhe Steve Wozniak tha se e njëjta gjë kishte ndodhur me të dhe bashkëshorten e tij.

Banka dhe huadhënësit po përdorin aktivisht inteligjencën artificiale dhe machine learning për të reduktuar kostot dhe rritur aplikimet për kredi.

Hansson tha se sapo kishte ngritur problemin, limit i kreditit të bashkëshortes ishte rritur. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Telegram është sulmuar nga hakerët shtetërore Kinezë thotë ekzekutivi i kompanisë

Lajmet e fundit>