Harduer

Karta e re grafike e AMD konkurron RTX 3060

Nga: PCWorld
Publikuar , 30 Korrik 2021
Me një çmim bazë prej 379 dollarësh, shitet më lirë sesa RX 6700XT prej 479 dollarësh lançuar në fillim të vitit për gaming në 1440p. Karta e re grafike e AMD konkurron RTX 3060

AMD prezantoi ditën e sotme një kartë të re grafike të serive RX 6000. Modeli 379 dollarësh RX 6600 XT, i bazuar ende në të njëjtën arkitekturë RDNA 2 ofron më shumë sesa kartat grafike paraardhës.

Konkretisht premton një eksperiencë të shkëlqyer gaming 1080p për konsumatorët të cilët nuk duan një konfigurim 4K.

Me një çmim bazë prej 379 dollarësh, shitet më lirë sesa RX 6700XT prej 479 dollarësh lançuar në fillim të vitit për gaming në 1440p.

RX 6600 XT ka 32 bërthama, 8GB RAM GDDR6, frekuencë bazë prej 2359 Mhz, frekuencë turbo prej 2589Mhz dhe konsumon 160-vat.

Me këtë kartë grafike AMD mendon se ju vjen në ndihmë lojtarëve që nuk kanë konfigurim 4K por as procesor dhe ekran që menaxhon kaq shumë pikselë.

Krahasuar me seritë RX 5000, karta grafike ka një performancë 1.4 herë më lartë në numrin e FPS në tituj si Assassin’s Creed Valhalla apo Doom Eternal. Karta e re tejkalon në performancë RTX 3060 nga Nvidia që ka një çmim të përafërt.

RX 6600 XT del në shitje nga data 11 Gusht tek partnerët e zakonshëm të AMD si ASRock, Biostar, Gigabyte, MSI, PowerColor, Sapphire, XFX dhe Yeston. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Samsung do të prodhojë procesorët Ryzen dhe kartat grafike AMD

Tags >

AMD